Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Ilit Meta ditën e sotme ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë me rastin e festave të fundvitit. Meta është shprehur se duhet të tregojmë më shumë dashuri e solidaritet për moshën e tretë:

"Një shoqëri është e shëndetshme kur asnjë nuk ndihet i vetmuar, kur ofrojmë më shumë përkujdesje për moshën e tretë, vëmendja ime ndaj moshës së tretë do jetë e përhershme prandaj përkujdesja ndaj moshës së tretë është detyrim i gjithë shoqërisë sonë, festat e fundvitit janë ditë reflektimi dhe solidariteti për njerëzit në nevojë dhe duhet ti ndihmojmë sa të kemi mundësi".

Meta

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com