Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, ditën e sotme u pyet për më shumë se tre orë në SPAK në lidhje me çështjen CEZ dhe CEZ-DIA. Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin përkatës për këtë aferë, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, thotë se duhet të merret në pyetje edhe Sali Berisha pasi afera korruptive është bërë në bashkëpunim me Ilir Metën. Sipas juristit Kara, SPAK ka bërë një hap të mirë, por, po sipas tij një hap serioz nga ana e SPAK do të ishte që të sekuestroheshin pasuritë e Ilir Metës. Për juristi Romeo Kara, procedimi për Metën duhet të fillonte që në kohën kur ai ka bërë kallëzimin, e ndërsa shtoi se në një të ardhme të afërt ti komunikohet akuza.
‘Kam paraqitur një kallëzim të saktë dhe më kanë pyetur në lidhje me deklarimet që kam pas bërë. Besoj kanë qenë të njëjtat, nuk kam lëvizur nga ato që kam pasur në 2018. Ka qenë një seancë pyetjesh mbi 8 orë. Meta është marrë shumë vonë për tu pyetur e kanë përdorur pushtetin për të qenë të pandëshkueshëm. Është absurde! Ishte president, për mua do të ishte normale që të fillonte procedimi që në atë kohë, hajdutët duhet të jenë barabartë para gjyqit. Pavarësisht se janë me kollare apo pa kollare. Marrëveshja është lidhur në shtator 2010, por nuk është aprovuar nga dy bordet. S’ka dalë asnjë ministër këtu i ndershëm.
Kemi një vizitë në Pragë në fund të 2010. Para kësaj vizite janë bërë disa pagesa me shpejtësi. Një punë që akoma nuk është kryer, është paguar atëherë me shumë urgjencë dhe kjo korrespondon me vizitën e Metës dhe Kastriot Ismailajt në Pragë. Pasi ndërrohet në 2015 ishte krah me PS-në, Berisha e akuzon se ka qenë i paautorizuar. Berisha ka qenë në dijeni dhe i ka lejuar. SPAK duhet të marrë në pyetje edhe Berishën. Nuk mund të jesh edhe investuesi edhe kontrolluesi. Është e pafalshme që të jesh naiv në këto raste. Si ka mundësi që këta pasurohen, kur shkatërrohet një popull i tërë. Korrupsioni është bekim i klasave politike të korruptuara. Këta janë hajdutë ordinerë me kollare.
Ka 7 persona, unë konstatoj korrupsion i bërë nga një palë çeke dhe shqiptare. Nuk jam në dijeni se është ofruar Elvis Mata në 2016. Ai është larguar nga skena në atë kohë. Është larguar nga Shqipëria në atë kohë. E vërteta nuk mund të mbulohet. Ismailaj me Metën kanë qenë krenar për çfarë kanë bërë! Unë mendoj se e ardhmja sa më e afërt atij t'i komunikohet akuza. Minimumi shpërdorim detyre. Kemi ndikim të paligjshëm se ka ndikuar në vendimmarrjen e i ka marrë 200 mijë euro me çantë në shtëpinë e vet. Ka lidhur kontratë me mikun e tij. Aty ka akoma korrupsion. Janë manipuluar bilancet e CEZ. Këtu është një lojë e madhe, ku esenca është për 7 persona. Janë 150 mln dëm që i është bërë shtetit shqiptar. Njerëzit janë përzënë nga puna. Një administratë me 7000 veta se bën dot mbledhjen e borxheve dhe e bën një kompani me 10 veta. Unë kam ofruar qindra faqe më prova.’- tha juristi Romeo Kara.
Ish presidenti Ilir Meta u pyet për herë të parë në SPAK për aferën CEZ-DIA një histori abuzimi që i kushtoi vendit 414 mln euro. Report Tv mësoi se ish drejtori i DIA Elvis Mata, njëherazi ish kreu i LRI-së ka bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur aferën, por pas daljes nga SPAK, Meta e quajti mashtrues dhe mohoi të ketë lidhje me privatizimin e CEZ.
Meta është akuzuar vazhdimisht se ka përfituar miliona nga kjo aferë, sidomos me lidhjet me Kastriot Ismailajn, administrator i DIA dhe i dënuar më parë nga gjykata, por së fundmi një dëshmi e Elvis Matës, një ish drejtor në DIA dhe ish drejtues i LRI-së në vitin 2005, mund t'i ketë qartësuar gjërat për prokurorët e SPAK.
Në prill të vitit 2022, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Arben Kraja dhe Altin Dumani po ndjekin këtë hetim, ndërsa kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn, i dënuar me 11 vite burg. Rihpaja e hetimit erdhi pas një kallëziimi në SPAK nga Partia Socialiste.
KY ROMEO kara e ka kopsitur shume mire kete dosje korrupsioni,, nuk mund te them qe te tjeret nuk e kane ditur kete afere,, por ky romeo kara pati guximin ta nxirrte dhe ta conte ne prokurori....dhe per kete duhet pergezuar,,,duke ditur se cfare palaco president dhe ish minister si ilir meta kemi patur....ky qeni i skraparit,,,,dhe qeni i tropojes duhen arrestuar sa me pare....po na pelcet shpirti nga marazi....kur te arrestohen keta qener ti merret pasuria dhe nje pjese e pasurise psh,500.000 euro te ilir metes ti jepet romeos qe beri denoncimin...
Përgjigju