Ilir Meta nuk zhgënjeu.
Nuk ia mbajti të firmoste një dekret për shpërndarje Parlamenti, duke treguar kështu se nuk është gati për një betejë, të paktën siç e bëri PD-ja duke braktisur institucionet.
Skenografia e tij e lodhur, me dy pensionistë që janë bërë si biçikletat me qira të Veliajt, që mund t’i marrë çdokush që mbetet në këmbë dhe një aktor te realizmit socialist, që publikun e ka 60 vjeç e sipër.
U betua për sovranizëm duke tundur flamurin e SHBA-së, e cila për hir të së vërtetës as e pëlqeu fare këtë fakt, madje u nxitua ta bëjë dalje, çdo asocim të mundshëm.
Kjo në mbyllje të protestës. Ndërsa në hapje, BE-ja premtoi hapje negociatash me Shqipërinë.
Mbështetja në shesh, pa praninë e PD-së do të ishte një dështim. Dhe nuk ka asnjë garanci që kjo mbështetje do të vazhdojë. Nëse Basha e vazhdon, do të firmosë edhe groposjen e tij.
Në konkluzion, mitingu i Presidencës ishte një akt që tregoi vetëm diçka: Morsën rreth Metës nuk po e shtrëngon Edi Rama, por ndërkombëtarët. Dhe ndërkombëtarët ai as mund t’i trembë dhe as t’i blejë.
Gjithë deklaratat e mbështetësve të tij kundër perëndimit dhe ambasadave, në shumicën e rasteve e kanë bërë qesharak, ndërsa diku-diku ka ngjallur zemërim. Gjykimi i të huajve me kutin e Tiranës dhe profkave me Soros e komplote, mund të shërbejnë për të mpirë trutë e sëmura shqiptare, por nuk janë manual si të sillesh me perëndimin. Dhe kjo ka sjellë një braktisje të presidentit.
Mitingu i sotëm tregoi se Ilir Meta nuk ka më armë dhe zhvlerësoi të fundmin enigmë që kishte: Shpërndarjen e Parlamentit. Tani edhe në e bëftë, askush nuk do e marrë seriozisht.
*Titulli redaksional
Titulli origjinal: Meta në morsën e ndërkombëtarëve
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.9%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6047
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33
Ilir Meta nje rrote k.....
Përgjigjuky eshte ai qe (per-ckender) Rama sa here i lypet. e heq e ve ate edhe Rudinin, dhe ky perseri te gorica ...vajti e nga vajti Zoica perseri te gorica. Keta nuk ndryshojne
PërgjigjuIlir meta esht petne burk se ka shkelur vet kushtetuten si fuhet te jet presidenti i te gjitheve jo i nje krahu
PërgjigjuMeta sot mbante ere Lane qelbi gjith Tiranen
Përgjigju