Meta nxjerr foton e tij përball Ramiz Alisë: I kërkuam pluralizëm politik dhe ai i shtyu zgjedhjet me 2 muaj! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendjen takimin e studentëve të dhjetorit '90, përballjen e tyre të parë me pushtetin komunist, ku presidenti i asaj kohe Ramiz Alia vendosi me dekret të shtyjë me dy muaj zgjedhjet duke i dhënë mundësi opozitës së sapo formuar në vitin 1991 që të regjistrohej në zgjedhje.

Kreu i shtetit paraqiti në komisionin hetimor foto nga ai takim, ku teksa fjalën e mban i ndjeri Azem Hajdari, pas tij ndodhet edhe vetë Ilir Meta, si pjesë e lëvizjes studentore. AI tha se si një student i dhjetorit, do të ishte e tepërt për të që të heshtë përballë një situate që sipas tij mund ta çonte vendin vite pas, me zgjedhje me një kandidat të vetëm!

"Precedentin e parë e ka bërë më '91 Ramiz Alia që ka shtyrë zgjedhjet me 2 muaj për t'i dhënë kohë opozitës së sapokrijuar të merrte pjesë në zgjedhje dhe të kishte kohë për tu parapërgatirur. Këtu është një foto historike ku fati e solli të isha edhe unë në emër të lëvizjes studentore ku i kërkuam Ramiz Alisë në atë kohë pluralizëm politike, ai e pranoi dhe me dekretin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve tregoi që të gjithë duhet të viheshin në shërbim të pluralizimit politik një herë e përgjithmonë. Është e tepërt t'i kërkosh një studenti të dhjetorit në detyrën e presidentit të heshtë pas 30 vjetësh tek kthimi i një precedenti tjetër të zhvillimit të zgjedhjeve me një kandidat si një herë e një kohë", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta: Në protestën e 8 qershorit do digjej Kuvendi! S'i ula dot palët në dialog. Nuk kam përgjegjësi për krizën! (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin