Meta nxjerr 'prova' të tjera: Popull, zgjohuni dhe ngrihuni në 2 mars kundër sorrave

Meta nxjerr 'prova' të tjera: Popull, zgjohuni dhe ngrihuni në 2 mars kundër sorrave

Presidenti Ilir Meta

TIRANE-Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka vijuar me radhitjen e arsyeve që sipas tij shqiptarët duhet të ngrihen në protestë në datë 2 mars kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Dje kreu i shtetit dorëzoi një kallëzim kundër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe zyrtarëve të dikasterit që ajo drejton.

"Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli.

Përse Presidenti i drejtohet popullit?

Sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar. Të gjithë ne të tjerët, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, jemi vetëm ushtrues të përkohshëm të këtij sovraniteti dhe asgjë më shumë.

Sa shkresa zyrtare i ka drejtuar Presidenti i Republikës, Kuvendit dhe Kryetarit të tij, ku i ka kërkuar bashkëpunim për të parandaluar situatën e rëndë që po krijohej për shkak të bllokimeve të qëllimshme të funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zbrazjes së Gjykatës Kushtetuese? Nuk numërohen.

Po përgjigje nga Kuvendi? Zero në mënyrë zyrtare. Po publikisht? E kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët: Jemi më mirë pa Gjykatë Kushtetuese. Pse? Se bëjmë çfarë të duam e s'na kontrollon njeri.

Sa shkresa zyrtare i ka dërguar Presidenti, Kuvendit vetëm këtë vit për tejkalimin e situatës së rëndë në Gjykatën Kushtetuese? Nuk numërohen. Të gjitha me etikë dhe frymë pozitive për bashkëpunim në respekt vetëm të Kushtetutës dhe ligjit për Gjykatën Kushtetuese. A mori ndonjë përgjigje bashkëpunuese? Zero.

Sa herë e ka paralajmëruar Presidenti, Kryetarin e KED i cili ka zero kompetencë në Kushtetutë që të respektojë radhën kushtetuese dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të evituar përplasjet e mundshme midis institucioneve të Presidentit dhe Kuvendit? Nuk numërohen. Po reagimi i tij? Shkeli me të dyja këmbët edhe vendimin e vetë KED-së, e cila respektoi radhën e vakancave në mënyrë korrekte President, Kuvend, President, Kuvend.

Po ky Dvorani që s'ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED? Kush i tha këtij t'ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t'ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë?

Nëse sipas këtij, radha s'qenka e rëndësishme, edhe pse është detyrim kushtetues, lind pyetja e pafajshme e çdo fëmije: Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t'ia çonte Presidentit? Se ke degjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?

Mjafton çdo fëmijë në këtë vend të lexojë vetëm letrën e fundit zyrtare të Presidentit të Republikës drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të KED, Avokatit të Popullit (për dijeni të gjitha ambasadave të vendeve të BE dhe SHBA) dhe po kështu të lexojë letrat që xhaxhi Gramozi me xhaxhi Dvoranin shkëmbejnë në 8 nëntor që të verë duart në kokë për vendin ku po rritet dhe të ardhmen që e pret ketu.

A nuk ndoqi Presidenti rrugën institucionale duke shkuar vetë në Prokurori përpara 100 ditësh për kallëzimin penal ndaj Dvoranit i cili çdo ditë që rri në atë detyrë përbën një rrezik shtetëror dhe shoqëror? Cili ka qenë reagimi nga “Drejtësia e Re”? Heshtje. Ndërkohë që Prokuroria duhet të niste vetë hetimin prej muajsh edhe ndaj celulës mafioze dhe falsifikatore në krye të Ministrisë së Drejtësisë që kishte botuar në mënyrë të paligjshme një vendim të KED për qëllime mashtrimi të opinionit publik e ndërkombetar me objektiv të vetëm rrëmbimin e shumicës në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Përse duhet shtyrë pafund një hetim kaq i thjeshtë (për shkak të flagrancës skandaloze të shumë veprave penale) që ka të bëjë me vetë Gjykatën Kushtetuese? Sepse mafia thonë nuk e heton veten. Ndaj vendosi të ngutet në panik të miratojë në mënyrë të pabesë ligjin anti-kushtetues "Të betimit buzë Lanës" një ditë para mbërritjes së Komisionit të Venecias duke shkelur çdo kod të sjelljes demokratike e institucionale dhe duke iu lutur përfaqësuesve të Komisionit të Venecias që të mos iu përgjigjen pyetjeve që Kuvendi u kishte drejtuar prej tre muajsh, me argumentin se "ne e votuam mbrëmë atë ligj. Po pse ju duhet me patjetër ky ligji anti-kushtetues këtyre? Që Dvoranin, jo vetëm të mos e ndëshkojë drejtësia për shkeljet e rënda penale që ka bërë, por ta dekorojnë duke e futur përmes këtij ligji anti-kushtetues nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese.

Po kështu edhe atë ngelësen e provimit të Magjistraturës, që Dvorani e nxori të parën në të katër vakancat, si mund ta lenë në baltë, kur ajo për hir të Partisë u betua në Lanë. Dhe kuptohet që kur Gjykata Kushtetuese të mbushet me këta, mos kini asnjë dyshim se Etilda do mbajë një fjalim plot "Etikë" e madje do i dalin dhe lot gëzimi nga kontributi i saj për realizimin e kryeperlës së Ramaformës.

Ndaj të dashur qytetarë, zgjohuni dhe ngrihuni se këtu institucionet kanë rënë përtokë. Ngrihuni për të rivendosur sovranitetin tuaj të nëpërkëmbur përmes rivendosjes së rendit kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës.

Mirësevini në Manifestimin historik dhe shembullor të 2 marsit. Koha që sovrani të rimarre sovranitetin në duart e tij! E gjithë bota demokratike ta shohe se jemi komb shqiponjash që s'mund të përdhosemi nga një bandë sorrash" shkruan Meta. Mrëmë në një intervistë ekskluzive në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Presidenti Ilir Meta paralajmëroi shpërndarjen e parlamentit më 2 mars.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 25/02/2020 19:42

    Pse se fusin ne burg kete tipin

    Përgjigju
  • YYY: 25/02/2020 16:48

    Para turmes se telekomaduar e cila me 2 mars do te therrase: "Shperndaje, shperndaje, shperndaje", IM me pompozitet prej triumfatori do te dekretoj shperndarjen e Parlamentit. Kush di t'me thote cfare do te ndodhe me tutje?!

    Përgjigju
    • ZZZ: 25/02/2020 17:53

      Breket e Mones do jene flamuri Presidencial

  • Une: 25/02/2020 15:46

    Nuk eshte shaka. Rama me 1,15 mld € behet me i pasur dhe siguron pushtetin te pakten edhe per nje mandat. Perse ti perdori Rama dhe jo Une me menaxheren time? Prandaj zgjohuni dhe ngriu per “vetem” time..... hahahahaha sa qesharake

    Përgjigju
  • Ushnja: 25/02/2020 14:38

    Populli shqiptare tani ka se per cfare te ngrihet O te bashkohet me gjarperin me zile te rrezoje pushtetin , O te vazhdoje te lejoje neperken te qeverise. Fundja fundja helmin do zgjedhni pa diskutim. Dite te bekuara per shqiptaret jane kto. Edhe dicka, shoh qe emigrojne do zyrtare qe vetem kane vjedhur dhe thojne tani qe nuk behet ky vend.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 25/02/2020 13:45

    Duhet te ngrihen kunder teje dhe fallxhores tende Monikes qe keni vjedhur keni pasurira te pajustifikuara. Ti dhe Monika jote duhet te jeni ne burg

    Përgjigju
  • Populli: 25/02/2020 13:10

    Eee do ngrihemi te fusim nje dru ne bydh ty ilir meta eee ke te drejt mbase te vin trut se me popullin nuk behet shaka..!

    Përgjigju
  • Xhiku: 25/02/2020 12:33

    Nje kryebandit,nje ordiner,nje kryemafjoz,nje provincial i rendomte me nje nivel inteligjence ZERO,nje sorre ne fytyre e shpirt i ben thirrje popullit,kjo pafytyresi duhet te marre fund.

    Përgjigju
  • Sorra e zeze: 25/02/2020 12:15

    Ti je krye SORRE o mavri,je katandisur si mos me keq o debil,je bere gazi i botes.

    Përgjigju
  • Cfare beb SPAK , ta Arestoje kete Kriminel..: 25/02/2020 12:14

    Mjafte ,,Populli ka nevoje per nje President qe mbron Popullin..jo per kete laraske President ,,qe kerkon vella vrasje ...

    Përgjigju
  • Xhikja: 25/02/2020 10:43

    Vdeksh o Zot se na i shpife o ndyresire!

    Përgjigju
  • Koronavirusi: 25/02/2020 10:28

    Gjeni ndonje kinez me koronavirues dhe futjani ne zyre t'i teshtije ne surrat ketij "presidentit"se na cau koken kemi 3 muaj qe na ka kallur daten duke dale ne televizor e gazeta perdite bashke me ate sorren silikon,na ben si i forte i paturpi,

    Përgjigju
  • Lexues: 25/02/2020 10:17

    Ky eshte cmimi qe paguan ngaqe gjithmone ke qene legen politikan...edhe nese ke te drejte kjo nuk mund te vije nga ty

    Përgjigju
  • Italia: 25/02/2020 10:17

    Hik o ndyresire je bere si zvarranik

    Përgjigju
  • Begu: 25/02/2020 09:51

    Zgjohuni popull, te shepetoni ata qe tete vjete ju sollen varferi dhe krime,Ata qe shqipetaret dhe Shqiperine e mbajten ne kaos dhe ne krime te te gjitha llojeve.Shpetoni dhe ndihmoni qe te rikthehejne Shqiperine ne kaso, Se paku ndihmoni te shpetojne nga ndeshkimi dhe pergjegjesia.

    Përgjigju
  • Oli: 25/02/2020 09:49

    Ik O Like floriri ik

    Përgjigju
  • Besi: 25/02/2020 09:39

    Ky i shloj pullumat fare. po ik re se e provoi luli para teje .. ke dal jasht loje liro mos e bej pis vendin per interesat e tua

    Përgjigju
  • Fatos nano: 25/02/2020 09:38

    Populli nuk do dale ,,dhe presidenti me dy keshilltaret e tij do hidhen me koke nga tarraca e presidences,,,ky eshte parashikkmi ,dhe keshtu do ndodhi,,e zuri edi ne cark....ske nga luan o derezi,e punezi....

    Përgjigju
  • XCC: 25/02/2020 09:34

    Ik ore legen burre. Ti je nje plere qe shqiperia te urren.

    Përgjigju
  • Tani: 25/02/2020 09:31

    Meta eshte transformuar gjithnje ne kete grade sa here ndjen marreveshje mes paleve, qe nder te tjera do te godasin edhe ate. Te pakten historia kete ka treguar, pjesen tjeter te filmit do ta tregoje realiteti.

    Përgjigju
  • Zana: 25/02/2020 09:29

    O katunar i skraparit,,;po ku dole i zgjuar ti o gonar,,,katunari-maloku malok mbetet,,pa tru,,edi rama te dha shume kohe,,duhej ta fuste me pare derrin,,,te ka toleruar, duhet ta falenderosh...

    Përgjigju
  • Populli: 25/02/2020 09:25

    Presidenti Hajdut therret popullin kokepalare per ta ndihmuar te mbroje pasurite e vjedhura! O Hajdut!

    Përgjigju
  • Lodhe: 25/02/2020 09:11

    Po ti nuk paske turp ke 30 vjet

    Përgjigju
    • Meta kokloqe Skraparai: 25/02/2020 13:55

      O Lodhe turp nuk kam por kam tonelata flori

  • Sovranisti: 25/02/2020 09:09

    Eshte per ardhur keq ne cfare pozite te mjere ka arritur presidenti i vendit tim.Populli per keto raste thote : “ ka shkuar per lesh” !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë