Meta: Pensionistët të diskriminuar, indeksim pensioneve

Teksa kryeministri Edi Rama prezantonte paga më të larta për mësuesit, kreu i Partisë së Lirisë tha se sytë duhet të kthehen edhe nga pensionistët, që sipas tij po përballen me pensione të ulëta dhe rritje të papërballueshme të kostot së jetesës.

'Kategoria sociale e shoqerise me e diskreminuar mbeten pensionistet te cilet mbasi kane kontribuar me disa dekada perballohen me nje mase te ulet te pensionit dhe nje kosto te larte te jeteses. Pensionistet jane varferuar me shume si per shkak te mos rritjes te nevojshme te pensioneve si dhe per shkak te rritjes se çmimeve. 

Qeveria eshte pergjegjese per te mbrojtur pensionistet dhe shtresat me ne nevoje nga rritja e larte e çmimeve ndermjet indeksimeve te shpeshta ne nivelin e inflacionit te produkteve me peshen me te madhe ne shpenzimet mujore te pensionisteve.'- tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë thotë se pensionistët janë varfëruar edhe më shumë si për shkak të mos rritjes të nevojshme të pensioneve si dhe për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve dhe bën një paralelizëm mes 2014 dhe 2023

Numri i të gjithë kategorive të pensioneve në fund të vitit 2014 ishte 585 483 persona ndërsa në vitin 2023 vleresohet te arriti në 694 546 persona, pra u rrit rreth 20%. Masa e pensionit të pleqerise në fund të vitit 2023 në qytet llogaritet me rreth 18 842 lekë në muaj dhe në zonat rurale me rreth 11 239 lekë në muaj. Masa e pensionit të pleqërisë në fund të vitit 2014 në qytet llogaritej 14 710 leke dhe në zonat rurale në 7 381 lekë.  Shkalla e zëvendësimit si raport i masës së pensionit me pagën minimale në shkalle vendi dhe me pagën mesatare po përkeqësohet vit pas viti. Në vitin 2014, masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 67 % e pagës minimale dhe 32% e pagës mesatare. Ndërsa masa e pensionit në zonat rurale ishte rreth 34% e pagës minimale dhe 16% e pagës mesatare.  Ndërsa masa e pensionit në zonat rurale ishte rreth 28% e pages minimale dhe 15% e pagës mesatare, pra një përkeqësim i vazhdueshëm.  

Partia e lirisë vë në dukje se pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pensione shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë i përcaktuar nga Banka Botërore në 6.85 dollarë në ditë dhe bën dhe një përllogaritje se çfarë  mund të blihet

Më këto nivele të larta të çmimeve, një pensionist në qytet i cili shpenzon mesatarisht 59% të gjithë pensionit të tij mujor vetëm për ushqim ose 364 lekë në ditë, pra me këto lekë mund të blejë: 
-    1 kafe me çmim deri 65 lekë
-    1 gotë qumësht me çmim 43 lekë
-    1 gotë kos me çmim 45 lekë 
-    100 gramë djath me çmim 80 lekë
-    400 gramë bukë me çmim 35 lekë 
-    1 gjellë në dreke pa mish me çmim 100 lekë

Ndërsa një pensionist në zonat rurale i cili shpenzon mesatarisht 59% të pensionit për ushqim ose 6631 lekë në muaj ose 217 lekë në ditë, me të cilat mund të blejë: 
-    1 kafe me çmim 60 lekë
-    400 gramë bukë me çmim 40 lekë 
-    1 gjellë në drekë pa mish me çmim 100 lekë

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensinistja: 30/01/2024 15:37

    Sille floririn e jepja pensionisteve me qenese tu ca barku per pensionistet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë