Meta përkujton 111 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës: Të ndjekim shembullin e saj dhe vlerat hyjnore që promovoi

Meta përkujton 111 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës: Të ndjekim shembullin e saj dhe vlerat hyjnore që promovoi

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditëlindjen e shenjtores Nënë Tereza. Përmes disa rreshtave në ‘Facebook’, Meta shkruan se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë bamirëses shqiptare është të ndjekim shembullin e saj dhe të përcjellim vlerat hyjnore që ajo ka promovuar.

“Dashuria duhet vënë në veprim", predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare. Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor. Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

111 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Rama: Ju uroj një ditë të paqtë si vetë ajo! Xhaçka: Krenar që solidariteti që ajo predikoi është prezente mes nesh


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë