Presidenti ilir Meta ka përkujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të Arbën Xhaferit, politikanit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Ai e ka nisur përkujtimin, ndaj figurës së Xhaferit me një shprehje se “Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë."
Përmes rrjetit të tij social Facebook, Meta shkruan se mungon fizikisht por urtësia, vizioni largpamës, këshillat e çmuara dhe trashëgimia e vyer intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjithmonë si frymëzim për progres.