Meta: Përmbytja erdhi nga korrupsioni, hidrovoret në Shkodër s’ishin në punë për shkak të mungesës së energjisë! Qeveria të dëmshpërblejë qytetarët

TIRANË- Në të njëjtën linjë si Sali Berisha edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i konsideroi pasojë të korrupsionit përmbytjet në vend si pasojë e reshjeve të shiut. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se shkak i përmbytjeve në Shkodër u bënë hidrovoret të cilat nuk ishin në punë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ndonëse pritej që të binte shi, Meta thotë se bashkia e Shkodrës dhe qytetarët nuk morën një paralajmërim sipas ligjit që moti i keq mund të sillte përmbytje, nisur edhe nga fakti që Shkodra është një zonë problematike. Për Metën, një tjetër shkak për përmbytjet është edhe fondi i ulët i Bordit të Kullimit për Shkodrën, për Kukësin dhe Lezhën që është vetëm 80 mijë euro në vit. Kreu i Partisë së Lirisë e paralelizoi këtë fond me Incenratorin e Tiranës, që sipas tij vjedh 80 mijë euro në ditë.

“Tashmë 1685 hektarë të përmbytur në Bashkia e Shkodrës dhe qindra mijëra të rrethuara nga uji, shumë familje të evakuuara, ndërkohë që Bashkia e Shkodrës dhe autoritetet vendore dhe qytetarët nuk u lajmëruan, nuk u paralajmëruan sipas ligjit. Po kështu është e qartë së në Shkodër hidrovoret nuk kanë qenë në punë për mungesë të energjisë elektrike. Ndërkohë që edhe në Lezhë, sipërfaqja e përmbytur llogaritet mbi 1300 hektarë, 500 hektarë Torovicë, 800 në Blinisht dhe në Zadrimë. Po kështu kjo situatë kritike është edhe në Fushë-Krujë ku janë përmbytur mbi 150 hektarë në zonën e Mulqinës dhe Mallkuçit.

Natyrisht që nuk mund të mbetej jashtë përmbytjen qyteti i  Durrësit me probleme shumë të mëdha në zonën e Kënetës, por pa asnjë diskutim edhe në zonën përherë të përmbytur sa herë që bie qoftë edhe një vesë shi, që është qendra e betonizuar e këtij qyteti tek Veliera. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur Fondi vjetor i Bordit të Kullimit për Shkodrën, për Kukësin dhe Lezhën është vetëm 80 mijë euro në vit, pra për të gjithë veriun është vetëm aq sa vjedh vetëm në një ditë inceneratori i Tiranës që nuk ekziston”, tha Meta.

Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të dëmshpërblejë të gjithë qytetarët e prekur nga përmbytjet. Një thirrje e ka edhe për drejtësinë që i kërkon të vërë para përgjegjësisë drejtuesit e KESH që i quan si fajtorët e përmbytjeve në Shkodër. Sipas Metës, KESH ka blerë energji elektrike ndonëse priteshin reshje shiu, ndërsa tani e akuzon se po e shet shumë lirë energjinë në bursë.

Teksa Berisha dhe Meta e gjejnë shkakun e përmbytjeve tek korrupsioni, grupi i Enklejd Alibeajt i ka bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa një mesazh e pati edhe për pjesën tjetër të opozitës duke i thënë se nuk duhet t’i përdorin përmbytjet për luftë politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Meta: KESH bleu energji kur priteshin reshjet, po e shet me çmim shumë të ulët në bursa

 

Në deklaratën për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se KESH ka blerë energji kur në fakt e dinte që do të binin reshje shiu, ndërsa e akuzon atë se tani po e shet më lirë në bursa. 

“Kjo situatë tregon se qeveria ka qenë inekzistente dhe veprimet tepër të vonuara, pasi situata kishte dalë nga kontrolli. Më e rënda është se KESH e bleu energjinë më shtrenjtë kur dihej se do kishte reshje dhe e shet shumë më lirë se në bursë në këto momente. Dështoi projekti i satelitit që u paguan 1.5 mln euro për të parashikuar me saktësi motin. Është e qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masat e improvizuara, reshje të tjera priten dhe është e domosdoshme shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duhet të shpallet menjëherë, pasi kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore të shkaktuar nga keqmenaxhimi i kaskadave nga shteti, i cili duhet të dëmshpërblejë qytetarët”, tha Meta.

 

Ora 13:59
Përmbytjet, Meta: Shteti të dëmshpërblejë qytetarët, drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të KESH që na sollën në këtë situatë

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të dëmshpërblejë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet. Meta thotë se drejtësia duhet të veprojë për drejtuesit e KESH pasi quan ata përgjegjës për krijimin e kësaj situate.

“Kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore. Qeveria të dëmshpërblejë qytetarët dhe drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik për të gjitha aktet e rënda si korruptive që çuan në këtë situatë, ashtu edhe për moslajmërimin e autoriteteve vendore qytetarëve për t’u mbrojtur nga përmbytja. Në një vend ku llogaridhënia është zero për shkak të kapjes së shtetit dhe paralizimit të të gjitha institucioneve e vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është ajo e referendumit dhe besoj që bashke me PD dhe të gjithë forcat e tjera opozitare do të bëjmë të mundur që Shqipëria të ketë jo një por disa referendume që do të vendosin shtetin e së drejtës që u përgjigjet qytetarëve dhe jo që i shtyp ato”, tha Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 22/11/2022 16:46

    Po sa i pa fytyrë që je o Like Spiuni, po harrove ÇEZIN ty, sa lekë more o i pa fytyrë,ty nuk të bën përshtypje fare o kokrra e Ordinerit, vetëm ty për situatën energjetike në vend nuk duhet të flashësh.

    Përgjigju
  • aleksadros: 22/11/2022 15:39

    ike ore karagjose se je pere ne burke bolle na bere te mirin e patriotin se e dime kushe je ti dhe ai plaku

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 22/11/2022 15:23

    O Edi Rama ti thua që medja është llum i qelbur për lajmet që jep. Po ti që je një njeri me kultur e kapacitet të madh, pse nuk i poshtron kto lloi medjesh fuke nxjer të vërtetën do me thën nxir kontratën ORGJINALE sa e shet KESH energjin e në ktë mënyr Shqiptarët marin vesh të vërtetën 100% e kshu llumi që thua ti poshtrohet e diskretitohet e si shef njeri. Ose në të kundërt medja ka plotësisht të drejt Zoti Profesor Edi Rama. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Pashuku: 22/11/2022 14:45

    Sa njeri i peshtire,negativ per vendin e vet,ku e ke babe Sali qenin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore