Meta përmend sërish kushtetutën: Do mbrohet deri në fund... me qetësi dhe shqiptari

Meta përmend sërish kushtetutën: Do mbrohet deri në fund... me qetësi dhe shqiptari

Pasi firmosi mëngjesin e sotëm dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, presidenti Ilit Meta përmes një urimi për 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit thotë se Kushtetuta e vendit do të mbrohet deri në fund.

"Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.
I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.
Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari",
shkruan Meta.

Ajo që bie në sy është fakti se kreu i shtetit mbyll fjalën e tij me 'qetësi dhe shqiptari', duke zëvenësuar edhe moton e tij të mëparshme 'me qetësi dhe dashuri'.

Foto e postuar nga Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari digjital: 10/06/2019 14:00

    Po njeh Kushtetute e Shqiptari nje njeri i lig si puna jote,ti dhe Mona jeni turpi i politikes,je nje kryehajdut i pa denuar akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun