Kreu i LSI Meta mori pjesë në mori pjesë në një takim elektoral në zonën e Marikajt, pjesë e Bashkisë së re të Vorës në mbështetje të kandidatit të ASHE, Luan Sallaku.Në fjalën e tij Meta theksoi para banorëve se nëse të rinjt duan arsim profesional do ta kenë këtë mundesi dhe se populli kërkon punë dhe LSI do t'ia mundësojë këtë.
“Ne nuk duam 4 vjet, ne duam të na provoni 2 vjet deri në 2017. Nuk do të masakrohen më të gjithë ata që kanë investuar dhe që duan të investojnë në Vorë. Përkundrazi, të investojnë, por vetëm një kusht kemi ne për ata, që të parët që do të punësohen do të jenë nga komuniteti i Vorës. Ky është i vetmi kusht. Ne do të hapim shkolla profesionale. Edhe përsa i takon industrisë, edhe përsa i takon bujqësisë dhe agroturizmit. Në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të marrin formimin e duhur profesional për të bërë me aftësi një punë e cila do t’u garantojë mirëqenien dhe begatinë e familjes”, tha Meta.
Meta tha se koalicioni i majtë do e kthejë Vorën në modelin më të shkëlqyer në Shqipëri të transformimit të ndryshimit të shërbimit ndaj komunitetit dhe të punësimit të çdo banori.
“Populli do punë dhe ne do t’i japim punë çdo banori të Vorës. Të rinjtë duan formim profesional dhe ne do t’i japim formim profesional çdo të riu këtu në Vorë. Ne kemi vetëm një interes për Vorën, për Bashkinë e re të madhe të Vorës që ta kthejmë në modelin më të shkëlqyer në Shqipëri të transformimit, të ndryshimit të shërbimit ndaj komunitetit dhe të punësimit të çdo banori të Vorës. Kjo është arsyeja që do të votohet ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, koalicioni strategjik PS-LSI. Luan Sallaku është një djalë i këtij komuniteti, është një njeri jashtëzakonisht punëtor, një administrator shumë i mirë, është një njeri bashkëpunues, është një njeri modest dhe është një njeri i cili do të punojë me ju çdo ditë dhe ne bashkë me të dhe me të gjithë komunitetin tuaj”- u shpreh kreu i Kuvendit
Ndërkohë ai mori pjesë dhe në Panairin e Agroturizmit në Kalanë e Prezës, pjesë e Bashkisë së re të Vorës nga ku shprehu mbështetjen për promovimin e këtyre produkteve dhe garantoi se në muajt dhe në vitet që vijnë, vëmendja dhe interesi i turistëve për kalanë e Prezës, por edhe për të gjithë bashkinë e re të madhe të Vorës do të rritet në mënyrë të jashtëzakonshme.
“Kjo parajsë e natyrës dhe historisë do të kthehet në një burim të jashtëzakonshëm mirëqenie për të gjithë komunitetin e Prezë, të Vorës dhe të Bërxullës dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer i transformimit që ne duam të bëjmë, një transformim që i ndihmon njerëzit jo vetëm të kenë shërbime më të mira, por edhe të jenë të gjithë të punësuar. Unë edhe një herë tjetër dua të deklaroj se brenda dy viteve për ne, çdo banori të Prezë, të Vorës dhe të Bërxullit do të jetë krijuar një ose disa mundësi për punë. Do të jetë krijuar mundësia për formime profesionale dhe jo vetëm kaq, por ne do të nxisim në mënyrën më transparence investitorë të rëndësishëm vendas dhe të huaj për të realizuar investime afatgjata dhe strategjike në këtë zonë. Jo vetëm në fushën e industrisë, por edhe në atë të bujqësisë dhe të blegtorisë sepse duke patur konsideratë pozicionin e Bashkisë së re të madhe të Vorës që përfshinë edhe Prezën edhe Bërxullën, ne do të bëjmë të mundur realizimin e qendrave të tilla të grumbullimit të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale nga e gjithë Shqipëria dhe krahas këtyre edhe ngritjen e qendrave të përpunimit të këtyre produkteve në mënyrë që produkti më i mirë të shkojë për eksport dhe produktet e tjera të shkojnë për industrinë e përpunimit që do të punësojë me qindra njerëz, kryesisht banorë të këtij komuniteti”, - theksoi Meta.
Në këtë aktivitet kryetari i LSI-së shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Ministrja e Arsimit e Sportit, Nora Malaj.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO