Presidenti Ilir Meta është pritur nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Gianfranco Micciche. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta bën me dije se ka kërkuar që të miratohet një ligj i posaçëm për mbrojtjen e gjuhës së pakicave, por veçanërisht të asaj arbërish, si një pasuri e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë. Ndërkohë Meta i ka dhuruar Micciches Bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
“Shumë i lumtur të vizitoj për herë të parë Palermon, ku pata kënaqësinë e veçantë të mikpritesha nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, z.Gianfranco Miccichè, në Pallatin Mbretëror. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe tepër të ngrohtë, gjatë së cilës theksova nevojën e miratimit të një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave gjuhësore krahinore, veçanërisht për faktin se gjuha arbëreshe është një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.
Një marrëdhënie e privilegjuar e Shqipërisë duhet të artikulohet gjithashtu me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me vendin ku jeton edhe një pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë të dashur arbëresh. I dhurova z.Miccichè një bust të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, simbol edhe të identitetit tonë të përbashkët europian”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Meta takon ministrin Luigi Di Maio: Italia një partner strategjik i Shqipërisë në mbështetje të integrimit në BE
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.2%
-
Frikë se humbin
43.1%
-
Arsye të tjera
7.7%
Vota total: 1084
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet që do ringjallin Ilir Metën!
29 Mars, 10:25
-
Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë, kryesia kundër Rithemelimit për renditjen e këshilltarëve bashkiakë: U caktuan nga Tirana, vendosën më lart emrat e Metës
28 Mars, 22:17
-
Mero Baze: Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij
28 Mars, 19:40
-
Ylli Pata: Në këpucët e Ilir Metës!
28 Mars, 19:29
-
Meta takim me strukturat e PL-së: Përballë kemi pushtet të korruptuar që nuk di të qeverisë! Gjysmat e ministrave i ka në burg, të tjerëve u kontrollohen shtëpitë
28 Mars, 18:57
-
Shqipëri-Itali, marrëveshje për përmirësimin e rrjetit energjetik në Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë
28 Mars, 13:46
-
VIDEO/ Goditet grupi kriminal në Itali, 21 në pranga, mes tyre 1 shqiptar! Kishin fshehur 760 kg kokainë në lëkurë të papërpunuar viçi, droga vinte nga Amerika e Jugut
28 Mars, 09:21
-
'Vendoret'/ Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë! Tirana udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti! Partia e Lirisë merr më shumë pozicione fituese
28 Mars, 07:00
-
Zgjedhjet lokale/ PS dhe koalicioni Meta-Berisha, dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiakë në këto bashki (LISTAT)
27 Mars, 20:45
-
FOTO LAJM: Ilir Meta fushatë nëpër mejhane me gjizë dhe gotën e rakisë para
27 Mars, 19:42
-
Shqipëri-Itali marrëveshje për vajin e ullirit e verërat! Eksperienca italiane në rritjen e cilësisë, qëllim zgjerimi i eksporteve
27 Mars, 16:10
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55