Meta takon ministrin Luigi Di Maio: Italia një partner strategjik i Shqipërisë në mbështetje të integrimit në BE

Meta takon ministrin Luigi Di Maio: Italia një partner strategjik i Shqipërisë në mbështetje të integrimit në BE

Presidenti Meta takon ministrin Luigi Di Maion

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Itali, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio. Meta vlerësoi, Italinë si një partner strategjik të Shqipërisë, me një rol proaktiv në mbështetje të perspektivës europiane. Sipas Metës komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali janë një urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

‘Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19". Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat. Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.’-  shkruan Meta.

Ndërkohë në kudër të vizitës në Itali, Meta është pritur është edhe pritur nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Gianfranco Micciche.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Meta pritet nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Sicilisë: Të miratohet një ligj i posaçëm për mbrojtjen e gjuhës së pakicave, veçanërisht asaj arbëresh

Presidenti Ilir Meta është pritur nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Gianfranco Micciche. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta bën me dije se ka kërkuar që të miratohet një ligj i posaçëm për mbrojtjen  e gjuhës së pakicave, por veçanërisht të asaj arbërish, si një pasuri e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë. Ndërkohë Meta i ka dhuruar Micciches Bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Shumë i lumtur të vizitoj për herë të parë Palermon, ku pata kënaqësinë e veçantë të mikpritesha nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, z.Gianfranco Miccichè, në Pallatin Mbretëror. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe tepër të ngrohtë, gjatë së cilës theksova nevojën e miratimit të një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave gjuhësore krahinore, veçanërisht për faktin se gjuha arbëreshe është një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.

Një marrëdhënie e privilegjuar e Shqipërisë duhet të artikulohet gjithashtu me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me vendin ku jeton edhe një pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë të dashur arbëresh. I dhurova z.Miccichè një bust të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, simbol edhe të identitetit tonë të përbashkët europian”, shkruan Meta.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agushi: 02/11/2021 11:13

    E rehabilituat "bosin e Lalzit,te Krrabes,etj.etj,......." po na ben guide shteterore kur vete te kontrolloj parate e fshehura neper bote? I fut dhe ndonje te takuar si psh. Teodorin e OBSH dhe Di Maon e Italise, qe te plotesoje ditet per vizite zyrtare e te paguhet edhe nga pensionistet, se agushi te bej qejf,pa ne ne pensionistet, hame dhe gjysmagjel per vit te ri. O u zencin hakat e djerses se popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia