Meta publikon listën e 'Grupit të Deputetëve' të opozitës të ekzekutuar: Rama krenohet në kuvend se babai i tij vrau poetin Havzi Nelën

Meta publikon listën e 'Grupit të Deputetëve' të opozitës të ekzekutuar: Rama krenohet në kuvend se babai i tij vrau poetin Havzi Nelën

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vijon me 'sulmet' e tij ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Përmes një postimi në Facebook, Meta publikoi emrat e "Grupit të Deputetëve" dhe bashkëpunëtorëve të tyre që u ekzekutuan në vitin 1947 si pjesë e asgjësimit masiv të opozitës politke.

Meta bëri një paralelizëm të kohës gjatë diktaturës komuniste me situatën politike në vend për të cilën thotë se ende 30 vite pas rënies së diktaturës vijojnë tentativat për 'shtypjen' e opozitës. Në vëmendje sjell edhe vrasjen e poetit Havzi Nela sipas së cili Rama krenohet se vendimin për ekzekutimin e tij e dha babai, Kristaq Rama.

Presidenti shkruan se Shqipëria udhëhiqet nga një regjim autokratik dhe ka një Parlament Monist që miraton ligje për të ndaluar opozitën jeshile dhe të ndëshkojë mendimin ndryshe ndaj pushtetit.

Kreu i shtetit del në mbrojtje të opozitës duke hedhur akuza mbi qeverinë se kërkon të rrezikojë dhe njëherë demokracinë në vend.

Postimi i plotë

Ekzekutimi i “Grupit të Deputetëve” dhe bashkëpunëtorëve të tyre në 10 tetorin e vitit 1947, ka hyrë në historinë e Shqipërisë, si një prej akteve më të rënda të asgjesimit masiv të opozitës politike, që instaloi zyrtarisht “institucionin” e eleminimit fizik, spastrimit e terrorit ndaj mendimit ndryshe.

Vrasja mizore nëpërmjet një gjyqi të montuar të figurave të shquara së kohës, intelektualë të spikatur e me reputacion në popull, antifashistë dhe politikanë pro perëndimorë, do të hapte siparin e një krimi shtetëror të përditshëm në 4 dekadat në vijim.

30 vjet pas rrëzimit të regjimit diktatorial dhe 73 vjet pas kësaj ngjarjeje, shqiptarët kanë, si atëherë, një Parlament monist, të vendosur në funksion të pushtetit, që miraton ligje e ndryshon Kushtetutën vetëm për të ndaluar opozitën politike, ndëshkuar mendimin ndryshe dhe median kritike, dhe që ngre kartonat jeshilë vetëm për ligje në funksion të një kaste oligarkësh që po vjedh çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.

Fatkeqësisht, vendi drejtohet nga një regjim autokratik që tenton të marrë formën e një junte, ku Kryeministri në detyrë mburret me krenari nga foltorja e Kuvendit një-partiak për vendimin e babait të tij për varjen e poetit Havzi Nela, kur në të gjithë Europën Lindore po frynte era e ndryshimeve demokratike.

Duke nderuar kujtimin e “Grupit të Deputetëve” që sakrifikuan jetën e tyre për Lirinë dhe Demokracinë, është detyra e të gjithëve ne të mbrojmë sot këto vlera që rrezikohen sërish nga një Sekt pa vlera, pa nder e pa Atdhe, si Rilindja, e përfaqësuar nga bijtë e etërve gjakatarë, që mburren me firmat e dënimeve me varje, duke firmosur sot akte për shtypjen e opozitës, asgjësimin e fjalës së lirë e llogaridhënies, sundimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

1.Shefqet Beja (me varje)
2. Enver Sazani (me vdekje)
3. Sheh Karbunara (me vdekje)
4. Selaudin Toto (me vdekje)
5. Irfan Majuni (me vdekje)
6. Tefik Deliallisi (me vdekje)
7. Hysen Shehu (me vdekje)
8. Salim Kokalari (me vdekje)
9. Sulo Konjari (15 vjet burg)
10. Ramazan Tabaku (me vdekje)
11. Gjovalin Vlashi (burg përjetë)
12. Rustem Sharra (burg përjetë)
13. Xhevat Xhafa (burg përjetë)
14. Rram Marku (burg përjetë)
15. Beqir Çela (me vdekje)
16. Riza Alizoti (me varje)
17. Sulo Klosi (me varje)
18. Paolo Saggioti (me vdekje)
19. Foto Bala (burg përjetë)
20. Abdyl Kokoshi (me vdekje)
21. Shefki Minarolli (burg përjetë)
22. Pertef Karagjozi (me vdekje)
23. Mehmet Prishtina (me vdekje)
24. Agathokli Xhitoni (me vdekje)

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 12/10/2020 18:35

    Ky ka rrjedhur.....,oooooo...presidet ,nuk jemi ne kohen e komunizmit,ku njerzit persekutoheshin per " mekatet"e te aferme ,ne demokraci ç'do njeri mban pergjegjesi per vete( e zoti per te gjithe).C'far neverie,te kesh ne krye te vendit,nji person qe trut i'a kan ngren laraskat:

    Përgjigju
  • robi: 12/10/2020 17:26

    Cfare shtypje pakice thua ti mor i luajtur. Nafije dybeku i leshitlikes deklaroi me entusiazem se opozita i ka te sigurte 100 mandate me ligjin e ri,apo se ke degjuar, pra me ligjin e ri eshte shtypur mazhoranca dhe jo opozita.

    Përgjigju
  • redi: 12/10/2020 15:23

    Opozita ne demokraci eshte aset dhe bashke me mazhorancen perbejne kollonat e shtetit demokratik.Pse eshte parlanenti monist zoti Meta? A nuk jane opozitaret te zgjedhurit tuaj?Pse iku opozita ,(sot e rruges) kur populli i ka dhene mandatin per te kotrolluar qeverine ? Rama nuk ju ka faj ne shumicen rasteve ,se dhe ai ka gabimet e veta. Por te perdoresh molotiv kunder institucioneve shteterore eshte terrorizem nga kushdo qofte veprimi

    Përgjigju
    • life: 12/10/2020 19:13

      REDI ke shum te drejt por shto dhe per molotovet e opozites te 11 janarit qe me pas degradoj me vrasje

  • Roni: 12/10/2020 14:21

    Po cpresident je ti qe zgjedh te besh poliktike partiake ik o njeri pa vlere qe ke uzurpuar institucionon.

    Përgjigju
  • O tej: 12/10/2020 13:29

    Varja per ty eshte pak. Mire thote Cecua me bichak: Ti duhet te ripesh i gjalle me bixhak te te hidhet kripe ne trup dhe ky eshte mejlemi per ty o jashtqitje e Kombit

    Përgjigju
  • Populli: 12/10/2020 11:26

    Ke harru dhe veten tende qe do denohesh me pushkatim per shkaterrimin e shqiperis kryehajdut pis pleh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë