Kostoja e rritjes së nivelit të jetesës në vend, ka nxitur presidentin Ilir Meta te reagojë, duke kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të mbështetur familjet që jetojnë me të ardhura minimale. Kreu i shteti ka publikuar në rrjetet sociale të ardhurat për banorët që jetojnë në vendin tonë, kryesisht për pensionistët, ato me ndihmë ekonomik apo edhe për të papunët.
‘Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë. Prej tyre, janë 64,710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 USD/ditë. Rreth 46,742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë. Rreth 440,579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë. Rreth 63,099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë. Rreth 103,626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë. Rreth 5,755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë. Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?! Koha për t'i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!’- shkruan Meta.
Po ju z.Meta me sa dollare jetoni ne dite?
PërgjigjuO Kokmadh, e ke zgjidhjen ne dore, silli ata leke nga i ke vjedh edhe dilju zot njerezve se te dalin edhe te teprojne!!!! Kushedi mbase edhe te votojne prap ai grupi demokrat ene merr ca deputet sic beje me pare!!!
PërgjigjuJETOJNE njerezit me 5.5 dollare ne dite ,,sepse i ke vjedh leket e arkes te shtetit ti ilir meta dhe sali berisha....ju duheni varur...
Përgjigju