TIRANE-Presidenti Ilir Meta i është rikthyer sërish akuzave kundër kreut të KED-së Ardian Dvorani në lidhje me listat për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në spotin e dytë të publikuar në faqen zyrtare të kreut të shtetit, janë thuajse të njëjtat akuza që janë bërë deri tani. Ilir Meta akuzon Dvoranin për lojë në shërbim të partisë. "Të dashur qytetarë, në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju" thotë Meta.
"Kryetari i KED-së zero kompetencë në Kushtetutë. Kryetari i KED-së në raport me vendimmarrjen është vetëm një anëtar dhe ka vetëm një votë. Edhe për botimin e vendimeve shprehet KED. Ai është vetëm një përcjellës i vendimeve. Detyra më e rëndësishme është publikimi i procesverbaleve në faqen e gjykatës së lartë, por edhe këtë nuk e ka bërë për 32 mbledhje radhazi. KED i ka renditur vakancat sipas radhës Kushtetuese, por vendimi i Dvoranit për t'i nisur dy vakanca njëherësh Presidentit dhe dy Kuvendit 6 ditë më pas është lojë e tij.
Ja pse publikimi i atij prej Arta Vorpsit është dhunim i Kushtetutës dhe akt mashtrues. Zero mbledhje dhe vendim i KED për publikimin në fletoren zyrtare dhe për të vlerësuar mekanizimin vlerësues. Dvorani shkel ligjin dhe i rrëmben kompetencat Presidentit? Sepse ai ndjek rrugën e partisë dhe jo të Kushtetutës. Partia e mbajti 6 vite në detyrë përtej mandatit Kushtetues. Mjaft me sundimin e partisë. Kushtetuta është ligji më i lartë. Këtë e kanë vendosur shqiptarët me referendum" thuhet në spotin e publikuar nga Presidenti. Kujtojmë që Ilir Meta e kallëzoi penalisht Dvoranin në Gjykatën e Tiranës për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave, të dy u morën në pyetje pak ditë më parë.
Filluan perseri keta.. Ju raft 9ball ne dere te shpise..
PërgjigjuMe këtë,ky tregon,që është Flori dhe hajdut!
PërgjigjuHall te madh ka i ziu Like....!
PërgjigjuO ilir çfar do që të bësh burgut si shpëton. Drejtësin për fat të Shqiptarve e ka mar në dor USA e kshu që ske shanc o shsrlatan hajdut me bllok në dor. Prandaj ti përpëlitu si të duash nuk ke shanc. Shanci jot 0 burgu është i pa shmangshëm. Ciao ilir f
PërgjigjuO Like te hengert tenja,te keqen e ke brenda!
PërgjigjuLike te eshte bere koka si rrezik-vdekje,je shume i neveritshem mendjen vetem tek videot e ke or mashtrues??????????
Përgjigju