Meta: Rama do një Shqipëri pa opozitë, ka kapur parlamentin për fyti! SPAK pse nuk vepron për inceneratorin e Tiranës

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, nga ky akuzoi Ramën dhe qeverinë se vjedhin taksat e qytetarëve. Meta u ndal tek inceneratori i Tiranës duke të thënë se mori edhe 800 mijë euro të tjera, ndërsa drejtësia nuk vepron ndonëse janë bërë kallëzime.

Ministra dhe zyrtarë kanë vetëm një synim që të vjedhin. Inceneratori i Tiranës merr miliona euro nga Rama dhe Veliaj. Inceneratori që nuk ekziston edhe dje mori vetëm 800 mijë euro të tjera. Veliaj është i kallëzuar për rolin e tij korruptiv por drejtësia nuk vepron. Rama është arkitekt i vjedhjes shtetërore me 3 incenetarorë duke vendosur qeverinë dhe ministrat e tij në funksion të këtyre skemave zhvatëse që kanë treguar se sa thellë janë të gatshëm ata për ta future dorën pa mëshirë në xhepin e qytetarëve.  

Meta u ndal edhe në zhvillimet e fundit në parlament.

Parlamenti është kapur për fyti nga Rama për shndërrimin në një zyrë të qeverisë që miraton ligje vetëm për të vjedhur. Bllokimi i komisioneve hetimore është dëshmi e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari, përjashtimi i deputetëve të opozitës është një mjet agresioni i hapur ndaj opozitës në mënyrë që ajo të asgjësohet në funksionin e saj dhe korrupsioni  i qeverisë të mos njihet nga shqiptarët.


Lajmi kryesor:

Afera e 'Partizanit', Meta i del krah Berishës: Aktakuza u diktua nga Rama në kongresin e PS-së! Në SPAK shkoj sa herë të më thërrasin


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit