TIRANE - Në daljen sotme publike (31 tetor 2023) pas disa ditëve mungesë, kryetari i Partisë së Lirisë shprehu hapur mbështetjen ndaj Sali Berishës i cili po hetohet nga SPAK lidhur me akuzën për korrupsion për aferën e privatizimit të ish klubit 'Partizani'.
Mungesën e tij në skenën politike gjatë zhvillimeve më të fundit, Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e arsyetoi në lidhje me shëndetin.
“Për hir të së vërtetës këto 2-3 javë për arsye personale të shëndetit nuk kam qenë i angazhuar politikisht" tha Meta.
Hetimin e SPAK dhe arrestimin e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit, Meta e quan goditje të opozitës dhe se aktakuza u ngrit fillimisht nga Rama në kongresin e PS-së
“Sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo të përfaqësuesve të gjykatave dua të shpreh keqardhjen për këtë shitje që nuk është e papritur të ashtuquajturës drejtësi të re, anashkalon parlamentin, mbi Kushtetutën dhe konventat europiane. Është aktakuzë që është bërë në kongresin e PS-së nga Edi Rama. Aktakuzë e diktuar prej tij.
Meta shkon më tej duke thënë se është Rama i cili ka firmosur ndërrimin e destinacionit nga sportive në destinacion për ndërtim tokën e ish kompleksit Partizani por emri i kryeministrit nuk shfaqet në dosje.
"Për çështjen e ish klubit Partizani është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për të bërë ndërrimin e destinacionit nga sportive në destinacion për ndërtim. Dhe po të shikoni emrin i tij nuk del në dosje. Përmes kapjes së sistemit të drejtësisë ka garantuar paprekshmërinë e tij dhe përpiqet të përdorë gjykatës dhe prokurorë të caktuar që të godasë opozitën e vërtetë dhe të shfokusojë opinionet publikë nga skandalet qindra miliona euro"
Ilir Meta tha se nuk e sulmon në bllok SPAK-un, pasi sipas tij ka edhe prokurorë që sipas tij nuk janë ushtarë të Ramës.
"Nuk dua të ndaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK sepse ne e dimë që reforma u bë që ti jepte sa më shumë pavarësi prokurorëve në dosjet e tyre. Edhe në këtë rast mendoj se çdo gjykim duhet bërë mbi çështjet dhe rastet konkrete. Për këtë dua të them mbështetjen më të plotë për të gjithë ata që zbatojnë ligjin dhe u rezistojnë presioneve politike apo të botës së krimit. Padiskutim për ata që sillen si vartës të Edi Ramës, e elementëve të tjerë të maxhorancës të mos presin duartrokitke kur shkelin ligjin apo përdoren jo për të ndëshkuar paligjshmërinë por për ti shërbyer drejtësisë me regji për të asgjësuar pluralizmin politik e për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Erion Veliajt e të gjithë si ata”
Meta u pyet se a ka një fletëthirrje nga SPAK për çështjen e lobimit nga SHBA dhe për CEZ-DIA, dhe se a do të shkojë aty kurdo të thirret
Kam qenë në SPAK si kallëzues, kurrë nuk jam thirrur si i kallëzuar por do të shkoj kurdo që të më thërrasin"
Në konferecën e parë publike pas kryqëzimit të Berishës nga SPAK, Meta e cilësoi Reformën për Drejtësi- “Rama-formë” dhe se do të jetë krah ish kryeministrit në betejën kundër qeverisë, përfshirë edhe skenarin e mundshëm të një greve urie.
Reforma u miratua me 140 vota, por reforma u shndërrua në Rama-formë. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota. A e harruat gjyqtaren që u betua tek Lana?
Meta megjithatë bëri diferencë, duke u shfaqur jo me qendrim bllok ndaj SPAK
" "Nuk dua të ndaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK sepse ne e dimë që reforma u bë që ti jepte sa më shumë pavarësi prokurorëve në dosjet e tyre. Edhe në këtë rast mendoj se çdo gjykim duhet bërë mbi çështjet dhe rastet konkrete. Për këtë dua të them mbështetjen më të plotë për të gjithë ata që zbatojnë ligjin dhe u rezistojnë presioneve politike apo të botës së krimit. Padiskutim për ata që sillen si vartës të Edi Ramës, e elementëve të tjerë të maxhorancës të mos presin duartrokitje kur shkelin ligjin apo përdoren jo për të ndëshkuar paligjshmërinë por për ti shërbyer drejtësisë me regji për të asgjësuar pluralizmin politik e për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Erion Veliajt e të gjithë si ata"
Kur u pyet se a do të ndjek Sali Berishën, sic ai ka paralajmëruar në protesta a grevë e urie në parlament, Meta foli për bashkëpunim me të gjithë faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë.
Teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend, ku depuetët e Rithemelimit nuk lejojnë që të zhvillohen seancat plenare, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se do të jenë në një linjë me opozitën për rikthimin e vendit në shinat Kushtetuese. Ai tha se opozita duhet të jetë faktor i madh për rikthimin e demokracisë në vend.
“Ne jemi në një linjë për rikthimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në parlament, që të ushtrojë funksionin kryesor si garant i republikës parlamentare që është asgjësuar në kolonat e saj. Ne jemi në një linjë me çdo faktor opozitar që është për rikthimin e vendit në shinat Kushtetuese, të vendit dhe të shtetit në parimet e kontrollit dhe balancës. Nuk mund të ndodhë pa rolin që mund të marrë opozita, që është dobësuar për shkak të agresionit të qeverisë, mobilizimit shtetëror për të asgjësuar opozitën”, tha Meta.
Ndërkohë, Meta u pyet edhe për deklaratën e Berishës, që nuk përjashtoi as grevën e urisë.
“Mendoj që ka qenë një grevë urie që i dha një goditje të fortë sistemit. Ne do të jemi në bashkëpunim, në koordinim me PD, dhe faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë, në kontribut të rivendosjes së llogaridhënies. Për këtë gjë do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme. Ju doni të më përçani me Berishën? Secili ka stilin e vetë. Nuk mbaj qëndrim në bllok. Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit.”, pohoi ai.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat la të hapur sërish mundësinë e bashkëpunimi me Sali Berishën në zgjedhjet parlamentare 2025. Meta tha se Partia e Lirisë do të jetë në aleancë me të gjithë ata faktorë opozitarë që janë kundër kapjes së shtetit.
“Kishim zgjedhjet e 14 majit u ndërtua koalicion, qëndruam dhe qëndrojmë siç është edhe çështja e referendumit. Jemi edhe për të ardhmen ne interesin më të mirë të demokracisë, për të fuqizuar mirëkuptimin me të gjithë faktorët opozitarë. Aleanca kundër kapjes së shtetit do të vazhdojë me të gjithë ata që janë në këtë linjë”, tha Meta.
A e quan Meta SPAK ‘organizatë kriminale’ siç e etiketon aleati I tij Sali Berisha?
Kryetari i Partisë së Lirisë kërkon të distancohet nga ky etiketim por bën të qartë se është krah Berishës dhe akuzon Ramën se ka kapur systemin e drejtësisë.
“Kot e keni që doni të më përçani me zotin Berisha. Ai ka stilin dhe natyrën e tij. Duhet parë dhe konteksti që e ka thënë. Nuk dua ta pranoj që të gjithë janë ushtarë të Engjëll Agaçit' tha Meta.
Ilir Meta i ka dalë në mbrojtje publikisht Sali Berishës dhe dhëndrit të tij që nddohet në burg për çështjen ‘Partizani’. I pyetur nëse po e sulmon SPAK, Meta tha se nuk dëshiron që të mbajë qëndrim në bllok, por ata prokurorë që shkelin Kushtetutën e kthehen në vartës të Ramës të mos presin duartrokitje.
"Duhet t’iu them me bindje se duhet të ruajmë kujtesën që të jemi koherent. Kujtesë është kjo që reforma u miratua me 140 vota, kam qenë kryetar i parlamentit. Reforma u shndërruar në Ramaformë, çdo gjë u bë më pas në kundërshti me Kushtetutën. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota, në mënyrën më anti-kushtetuese. Kushtetuta e kishte të qartë që prokurori
S’dua të mbaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK, reforma u bë që ti jepte sa më shumë pavarësi prokurorëve në çështjet e tyre që të ndikoheshin sa më pak nga drejtuesit e këtij sistemi. Në këtë rast mendoj se çdo gjykim duhet bërë mbi çështje konkrete, raste konkrete dhe se si respektohet Kushtetua, ligji dhe se si ecet para në çështje të caktuara. Mbështetjen më të plotë për të gjithë ata që zbatojnë ligjit, i rezistojnë presioneve politike, apo të botës së krimit. Të gjithë ata që respektojnë Kushtetutën dhe ligjin. Për të gjithë ata që sillen si vartës të Ramës, apo Agaçit, si vartës të elementëve të tjerë të PS, të mos presin duartrokitje as kur shkelin kushtetutën, as kur përdoren jo për të ndëshkuar korrupsionin, por për të asgjësuar opozitarizmin, pluralizmin politik dhe për të garantuar pandëshkueshmërinë e Ramës dhe Veliaj", tha Meta.
A ka një fletëthirrje nga SPAK?
Në një konferencë për median kryetari i Partisë së Lirisë tha se ishte i gatshëm të shkojë sa herë ta thërrasin dhe nuk e shqetëson e kaluara e tij.
"Nuk përbën lajm që Ilir Meta shkon në SPAK. Do të jem gjithmonë i hapur. Nuk kam firmosur fët e fët. Sado që të përpiqet Edi Rama të përdorë drejtësinë modeli i Ilir Meës do të jetë gjatë. Unë nuk i druhem askujt. Nuk i jam druar as në të kaluarën, as sot e as në të ardhmen."
Pas aksioneve të SPAK, ndërkohë që Sali Berisha po përballej me akuzat për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, qarkulloi lajmi se Ilir Meta është larguar nga Shqipëria. Vetë Meta në një konferencë për mediat zbuloi sot se nuk ka bërë dalje publike për rreth 3 javë për shkak të disa çështjeve të shëndetit.
“Unë për hir të së vërtetës gjatë këtyre 3 javëve për arsye personale të disa çështjeve të shëndetit, nuk kam qenë i angazhuar publikisht, aq sa edhe ju jeni shqetësuar”, tha Meta.
Shqipatrja.com solli tre ditë më parë një foto të Metës i fotografuar duke pirë kafe në një nga lokalet në Tiranë.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, nga ky akuzoi Ramën dhe qeverinë se vjedhin taksat e qytetarëve. Meta u ndal tek inceneratori i Tiranës duke të thënë se mori edhe 800 mijë euro të tjera, ndërsa drejtësia nuk vepron ndonëse janë bërë kallëzime.
Ministra dhe zyrtarë kanë vetëm një synim që të vjedhin. Inceneratori i Tiranës merr miliona euro nga Rama dhe Veliaj. Inceneratori që nuk ekziston edhe dje mori vetëm 800 mijë euro të tjera. Veliaj është i kallëzuar për rolin e tij korruptiv por drejtësia nuk vepron. Rama është arkitekt i vjedhjes shtetërore me 3 incenetarorë duke vendosur qeverinë dhe ministrat e tij në funksion të këtyre skemave zhvatëse që kanë treguar se sa thellë janë të gatshëm ata për ta future dorën pa mëshirë në xhepin e qytetarëve.
Meta u ndal edhe në zhvillimet e fundit në parlament.
Parlamenti është kapur për fyti nga Rama për shndërrimin në një zyrë të qeverisë që miraton ligje vetëm për të vjedhur. Bllokimi i komisioneve hetimore është dëshmi e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari, përjashtimi i deputetëve të opozitës është një mjet agresioni i hapur ndaj opozitës në mënyrë që ajo të asgjësohet në funksionin e saj dhe korrupsioni i qeverisë të mos njihet nga shqiptarët.
ky ka mbet si peshku ne zall drejtesia te beje punen tek ky hajdut i kombit
PërgjigjuLehjet e likleshit jane aq te shtirura aq te neveritshme per 95% te popullit shqiptar.....
Përgjigju