Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pyetur në lidhje me një takim të mëparshëm të Ramës me një ish zyrtar të FBI që është arrestuar, tha se Rama gjithmonë ka shfrytëzuar amerikanët për aferat e tij.
“Rama ka raportin më të pasinqertë me SHBA-të. Asnjëherë nuk ka qenë raport vlerash, por raport aferash, raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve për helmimin e miqësisë. Ka përdorur zyrtarët amerikanë për qëllimet e luftës së brendshme politike. Nuk jam aspak i habitur. Skandale të tjera do të dalin. Ju kam thënë për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Ja ku po dalin. Ju kam thënë se la [perëndimi ‘Kim filb-a’ të tjerë edhe sot. I gjithë sistemi i Edi Ramës është një sistem që kullon korrupsion, nga themelet te koka e kudo. Na ktheu në vendin e dytë në botë për ryshfet. Edhe kur nuk do një punonjës administrate të marrë korrupsion është i detyruar se ia kërkon shefi. Pra është një sistem kapilar”, ka thënë Meta.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, McGonigal akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga agjenti shqiptar! Opozita akuzon: Ka lidhje me Ramën
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
65.1%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 83
Lajme të tjera
-
Alibeaj: Shtyrja e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor u bë për të fshehur Ramën! Është i akuzuari i vetëm
7 Shkurt, 15:13
-
Komision Hetimor për ‘McGonigal’? PS: Më parë ndryshojmë ligjin, ka firma të falsifikuara, të tërhiqen! Alibeaj: Vendim skandaloz, kanë frikë
7 Shkurt, 15:00
-
‘McGonigal’, Partia e Lirisë merr akuzat e opozitës për Ramën dhe ‘ia faturon’ drejtësisë amerikane: Po shantazhon dëshmitarët, SPAK ta hetojë
7 Shkurt, 14:14
-
Fatos Klosi: Saliu i apasionuar pas kaosit, në 11 shkurt mund të ketë përplasje
7 Shkurt, 13:12
-
Kontradiktat e kapjes së Lulzim Bashës!
7 Shkurt, 12:42
-
Portali i familjes Berisha: Erdogan ka përgjegjësi për vdekjet nga tërmeti, njësoj si Rama (dhe një krahasim që çalon)
7 Shkurt, 12:20
-
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Meta: Zhvillime pozitive mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Kontribuon për paqen e qëndrueshme
7 Shkurt, 10:41
-
Çështja ‘McGonigal’, konferenca e kryetarëve miraton kërkesën e opozitës për mocionin me debat! Nuk ka më interpelancë më Ramën
7 Shkurt, 09:35
-
Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit: E pabesueshme që prokurorja e SPAK ankimon urdhrin për hetimin e pasurisë Meta-Berisha! Të përgjigjet para ligjit
7 Shkurt, 06:59
-
Berisha: McGonigal ka qenë këmbëkryq në SPAK, takoi një prokuror për të më arrestuar
6 Shkurt, 22:40
-
Noka: Në 11 shkurt shkojmë deri në mosbindje civile! Le t’ia pijnë lëngun gazitlotsjellës! Rama duhet ta takonte McGonigal me përfaqësues të SHBA
6 Shkurt, 22:37
-
Gjiknuri foto me McGonigal: Po, e kam takuar! S’ju them detaje për ça folëm! S’e dinim që s’kishte deklaruar vizitat në Shqipëri
6 Shkurt, 21:56