Meta:Rama, lideri i Ebolës,Basha
lider pa karakter,serioz veç Berisha

Meta:Rama, lideri i Ebolës,Basha<br />lider pa karakter,serioz veç Berisha
TIRANE-LSI zhvilloi sot në mbrëmje një miting me mbështetës në kryeqytet në sheshin “Nënë Tereza”.

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta që në hyrje të fjalë së tij nuk i kurseu akuzat ndaj Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke përjashtuar Sali Berishën. Meta duke cilësuar Ramen si liderin e “ Eboles Rilindje” sulmoi edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën ndersa per veten e perkufizoi si 'shpetimtar', pasi e ka shpëtuar dy herë PD-në nga shkatërrimi.
 
"Sierra Leone ka luftë civile dhe një sëmundje që quhet Ebola. E kemi dhe ne një smundje shfarrosëse të vlerave më të mira shqiptare. Ebola jonë quhet Rilindje. Ebola jonë është pabesia më e madhe që ka njohur kjo tokë në mijëra vjet. Viktimë e parë e kësaj ebole është PS-ja, parti me vlera të shkëlqyer. Për fat të keq është zëvendësuar nga Rilindja.

As një udhëheqës i PS nuk është përplasur më fortë se unë me Berishën, kur të tjerët linin shtetin, dhe ia fusnin vrapit pyjeve të Maqedonisë, Ilir Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucionet. Për fat të keq të Ilir Metës, ia kam thënë dhe kryetarit të PS, ka qenë i pranishëm edhe Vasili, para se të miratohej reforma në drejtësi, për fatin tim të keq, unë kam qenë i detyruar që të bashkëpunoj me rilindasit, më seriozi ka qenë Sali Berisha. Kjo është fatkeqësi e madhe, pasi mbas 27 vitesh duhet të kishim shumë politikanë të tjerë se Ilir Meta dhe Berisha, e Edi Rama.

Kam një mesazh për Lulin, nuk i gënjen dot ti demokratët duke i thënë hidhni triskat e LSI-së se LSI i fiton votat me vende pune, ti nuk i ke humbur votat e PD-së se ke humbur vende pune, unë i njoh mirë demokratët se kam bashkëpunuar si burra me ata dhe jo në errësirë, i mirë apo i keq Sali Berisha, demokratë ishin mësuar të kishin një lider me karakter dhe jo një lider vetëm me stomak. Dy herë e kam shpëtuar PD-në nga shkatërrimi, e para te Reforma e Drejtësisë, edhe tani ishte LSI, Ilir Meta të cilët imponuan që Shqipëria të mos bjere në greminë nga lideri i Ebolës që donte zgjedhje pa opozitën", tha Meta.

Meta garantoi se LSI fiton 1 milione vota, ose me sakte sic tha ai, "1 milione grushte"
 "Nuk ua ka fajin Ilir Meta se e gjithë rinia është me LSI-në. 1 milion shuplaka ishin për të varfrit e Shqipërisë dhe jo për oligarkët e Shqipërisë. Bëhuni gati, po vjen koha për 1 milion grushte, kundër oligarkëve dhe bandave të drogës. Përpara 1 milion grushteve kundër oligarkisë për në 25 qershor".



Meta: Socialistë, ju më njihni, unë nuk gënjej
Ilir Meta sot nga mitingu në Tiranë ka lëshuar siç tha ai vetë, një mesazh për socialistët. Meta tha se është burrë i fjalës që nuk ka gënjyer kurrë.

“Kam një mesazh për socialistët e paktë që kanë mbetur në PS: Ilir Meta është ai që keni njohur ju dhe çdo demokrat, jam njeriu që nuk ka gënjyer as fshatarin më të thjeshtë. Kryetari i Rilindjes erdhi me lugë në brez. Këto ua thotë një eurosocialist, një student i dhjetorit, që shkoi në PS kur të gjithë shkonin në PD, tek Berisha. Kjo vetëm për të krijuar rininë eurosocialiste. Ne nuk do merremi me problemet e PS-së, por është detyra ime të jem i ndershëm me socialistët. Nëse Edi Rama që për muaj të tërë nuk pranoi të bënim analizën e funksionimit të koalicionit dhe përcaktimit të detyrimit programor vërtet beson në gënjeshtrat e tij që thotë se LSI ka qenë problemi në 4 vjet me PS?”

Më pas Meta ftoi në debat televiziv Ramën ndërsa Bashës i bëri të ditur se e pret debati me Petrit Vasilin.
“LSI-në e ka drejtuar Meta dhe jam gati të dal në debat televiziv kudo e kur të dojë Rama dhe gazetarët e tij.
Nëse Basha ka program më të mirë, Petrit Vasili e ka ftuar në debat televiziv, le të përballen”.

Kandidimi me PS, Meta ironi me Selamin: E mori peng Rilindja
Nga mitingu i LSI-së në Tiranë, presidenti i ri, Ilir Meta ka ironizuar largimin nga kjo parti të Shkelqim Selamit, i cili iu bashkua sërish Partisë Socialiste. 

“Dhe një që kishim na e mori peng Rilindja, po mirë bëri se ai vajti në partinë e tij”, tha Meta.

Meta: Aq mandate sa morëm në 2013-ën me Rilindjen, i marrim vetëm në Tiranë
Meta në takimin elektoral të LSI në sheshin ‘Nënë Tereza’ deklaroi se “aq mandate sa mori LSI përpara 4 vitesh në 2013 kur ishte në koalicion me Rilindjen aq mandate do t’i marrë vetëm në Tiranë në 25 qershor”.
“Kam një mesazh të fortë për Lefter Kokën, Lefter Koka unë e di që LSI e Durrësit është e paparë por mos bëj garë me Tiranën, s’të falim 12 deputetë. Për sondazhet e
Rilindjes dua t'u them gjithë shqiptarëve jo atyre 600 mijë që e kanë vendosur prej kohësh të nxjerrin LSI forcë e parë, sondazhet e rilindjes janë si palmat e rilindjes, janë të shtrenjta, por të pashpresa sic janë tharë palmat e rilindjes në autostradën Tiranë-Durrës.
Aq mandate sa mori LSI përpara 4 vitesh në 2013 kur ishte në koalicion me Rilindjen aq mandate do t’i marrë vetëm në Tiranë në 25 qershor. Se ne nuk kandidojmë deputetë me rekorde kriminale, ata i promovoi Rilindja, ne promovojmë të rinj dhe të reja.

Vasili: Të shporrim planin e tepsisë dhe timonit
 
Petrit Vasili në fjalën e tij në mitingun e LSI-së në sheshin “Nënë Tereza” ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama dhe planin e partisë socialistë në zgjedhje.
Vasali tha se me 25 qershor duhet të shporret plani i tepsisë dhe timonëve, dhe se ka ardhur koha që shqiptarët të largohen njëherë e mirë nga çmenduria.
 
 "Sot është dita që kthejmë përgjigjen e madhe me planin e madh që i bën shqiptarët më të begatë që të mos punojnë më të derdhin gjakun për oligarkinë gjakpirëse.
Ti themi Jo shtetit të drogës taksave çnjerëzore që merr gjakun e lekëve tuaj dhe ja kthen oligarkëve.
Duhet të shporrim planin e tepsisë dhe timonëve. Do heqim zgjedhën e një shteti të pamëshirshëm, duhet të ndahemi nga një shtet i tillë, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga çmenduria" tha Vasili.

Monika Kryemadhi: LSI nuk nënshtrohet përpara asnjë zari i vogël a i madh
Gjatë fjalës së saj Monika Kryemadhi tha se LSI është forcë e parë dhe nuk do ti nënshtrohet kurrë asnjë zari.
“ LSI-ja është ajo forcë politike që u krijua përpara 18 vitesh, LSI është ajo parti politike që nuk do të nënshtrohet kurrë përpara asnjë zari të vogël e jo më një zari të madh. Shqipëria nuk është cirku i klounëve, është një vend që duhet ta kthejmë në rrugën Europiane” tha Kryemadhi.
 

VIDEO/Takimi elektoral i LSI në Tiranë
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë