Meta reagon për Konferencën e Donatorëve: Mirënjohje për solidaritetin e treguar

Meta reagon për Konferencën e Donatorëve: Mirënjohje për solidaritetin e treguar

1568019504_ilirmeta655.jpg

Presidenti Ilir Meta reagon për Konferencën e Donatorëve që u zhvillua në Bruksel  për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Meta shpreh mirënjohjen e tij për solidaritetin e treguar nga vendet dhe kontributet monetare që ato dhanë në ndihmë të Shqipërisë.

'Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese' shkruan Meta në twitter.

Në Konferencën e Donatorëve, ku morën pjesë mbi 100 vende, u arritën të mblidheshim 1.15 miliardë euro, ku mbi 300 milionë euro ofrohen si grante pra dhurata, ndërsa pjesa tjetër jepet si projekte dhe hua. Këto fonde do të përdoren për rindërtimin e  zonave të prekurave nga tërmeti, ku dëmet llogariten 980 milionë euro, ndërsa rindërtimi kërkon rreth 1.08 miliardë euro.


Lajmi kryesor:

'Mirënjohje për çdo vend'! Basha dhe Kryemadhi përshëndesin Konferencën e Donatorëve: Transparencë me fondet për të ndalur abuzimet


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën