Meta: Reforma do të bëhet
PD të vendosë deri të enjten

Meta: Reforma do të bëhet<br />PD të vendosë deri të enjten
TIRANE- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, theksoi dje se mazhoranca i la të gjithë hapësirën e nevojshme opozitës për t’u bërë pjesë e reformës territoriale dhe ka kohë deri të enjten për të ndryshuar mendim. Ky afat i vendosur nga kreu i Kuvendit, u bë pasi sot do të zhvillohet konferenca e kryetarëve ku do të diskutohet për ndryshimin e komisionit për reformën territoriale. “Nuk janë mbyllur sepse nesër është Konferenca e Kryetarëve ku do të diskutohet dhe vendoset lidhur me iniciativën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të zhbllokuar funksionimin e këtij komisioni. Natyrisht që kjo është një çështje që në fund fare do të vendoset në seancën plenare të ditës së enjte.

Shpresojmë që të ketë reflektim nga ana e opozitës, e cila i ka të gjitha mundësitë për të dhënë konsensusin dhe për ta kërkuar atë nga mazhoranca, por natyrisht që askush nuk duhet të abuzojë me konsensusin dhe të ngatërrojë konsensusin me veton”,- tha Meta.

Qëndrimet
Mazhoranca ripërsëriti qëndrimin e saj se reforma territoriale do të bëhet edhe pa praninë e opozitës. Nëpërmjet kryetarit të partisë së dytë më të madhe të koalicionit, Ilir Meta, u ripranua fakti se mazhoranca nga ana e saj ditën e enjte do të kalojë në seancë plenare propozimin për ndryshimin e reformës territoriale, pra për të konkretizuar këtë nismë të ndërmarrë në fillim të këtij viti. Por opozita nga ana e saj vijon ende me qëndrimin kundër kësaj nisme duke vënë si kusht konsensusin politik.

Por çfarë është ky konsensus që kërkon Lulzim Basha? Vetëm një herë kreu i PD-së ka bërë të qartë se çfarë kërkon ai që të vendosë konsensus ndërmjet palëve, në mënyrë që PD të bëhet pjesë e tryezës së reformës territoriale. Konkretisht ato janë, rikthimin në punë të të gjithë nëpunësve të larguar, rikthimin në detyrë të ish-kryetares së INSTAT Ines Nuria, rikthimin në krye të ILDKP-së Zana Xhuka, ndalimin e nismës së Kuvendit për plotësimin e vakancës së krijuar në AMA ku edhe kryetarja Endira Bushati është pa mandat, si edhe ndalimin e sulmeve ndaj presidentit.

Por këto kushte të vendosura nga PD kanë bllokuar të gjithë aktivitetin politik në vend. Kjo, pasi në çdo nismë të ndërmarrë nga qeveria ku është kërkuar edhe bashkëpunimi i opozitës, siç ishte rasti më i fundit i miratimit të rezolutës së përbashkët BE-Shqipëri, PD risolli në skenë sërish këto kushte. Por me këtë qëndrim duket se situata po shkon në një konflikt të thellë politik. Opozita nga ana e saj nuk bën asnjë lëshim përsa i përket këtyre kushteve për miratimin e reformës territoriale, ndërsa mazhorancës i është sosur durimi dhe ka vendosur që ta bëj të vetme këtë gjë. Kësisoj përçarja politike rrezikon që të jetë edhe më e thellë se sa ajo e viteve të shkuara.

Shkrimi u publikua sot (22.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen