Presidenti Ilir Meta ka gjetur “fajtorët” për shpopullimin e vendit, duke cilësuar si përgjegjës ‘Rilindjen” lokale dhe ndërkombëtare.
Në një kohë kur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri kanë nisur, Meta po “studion” shifrat e INSTAT. Sipas tij 50 mijë qytetarë largohen çdo vit nga vendi ynë, ndërsa ngriti “alarmin e kuq” për ndërprerjen e zbrazjes katastrofike të Shqipërisë siç e quajti.
Akuzat e Metës për këtë shkretim nuk bien vetëm mbi qeverinë siç jemi mësuar ta dëgjojmë, por tashmë i ka kaluar kufijtë, duke bërë fajtor edhe ndërkombëtarët.
"Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.
Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.
Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.
Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit.
Ky model "zhvillimi" nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.
Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga "Rilindja" lokale dhe ndërkombëtare.", tha ai.
Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me mbi 36 mijë banorë në vitin e kaluar. INSTAT raporton se popullsia zbriti në 2.7 milionë banorë, ndikuar nga numri i lartë i largimeve nga vendi, ulja e lindshmërisë dhe rritja e fataliteteve ndikuar prej pandemisë COVID-19.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32