TIRANE-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në takim me Ministrin e Shtetit për Evropën të Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth, i shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të Gjermanisë për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar, Meta theksoi se Kuvendi është i fokusuar në përmbushjen e prioriteteve të BE-së dhe në garantimin e transparencës dhe gjithëpërfshirjes.
Nga ana e tij, Ministri Roth vlerësoi marrjen e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria duke e cilësuar atë si një sinjal për arritjet pozitive të vendit. Ai vuri në dukje se diskutimet dhe puna e parlamentit janë shumë të rëndësishme për ecurinë e reformave të nisura.
Duke biseduar për zhvillimet ndërkombëtare, z. Meta dhe z. Roth ndanë bindjen se Shqipëria dhe Gjermania qëndrojnë përkrah njëra-tjetrës në funksion të paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë në kontinentin evropian./ATSh/
/Shqiptarja.com