Meta: S'do dekretoj Qeverinë
nëse preket vota në 25 qershor
Ironia/"Luli rrezikon të dalë i 3 ose i 4 në zgjedhje"

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka paralajmëruar se si President i ardhshëm pas 24 korrikut, nuk do dekretojë qeverinë e re, nëse preket vota në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

"Unë po paralajmëroj cilindo që mendon se mund të vërë dorë, siç po punohet, mbi votën e lirë se nuk do të ketë dekret as për ministër as për kryeministër. Dekretet do të vijnë nga një proces i rregullt zgjedhor. Kush nuk e kupton këtë do ta kuptojë së shpejti.

Mos i shkojë kujt në mendje, askush të mos shpresojë se do vendosë dorë në zgjedhje dhe prek zgjedhjet, se s'do ketë Dekret për Kryeministrin dhe as për Ministrat", u shpreh Meta.

Deklarata e Metës u bë pas një takimi që ai pati me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi në selinë e LSI-së. 

Meta shtoi se të gjitha forcat politike, si ato në pushtet dhe në opozitë, duhet të pranojnë verdiktin e qytetarëve në 25 qershor, ku sipas tij rol kryesor do kenë të rinjtë, të cilët, tha Meta duke iu referuar sondazhit të Gallup, nuk janë ata që duhet të braktisin vendin.  

"Të gjithë duhet të pranojmë verdiktin e qytetarëve dhe rinisë së Shqipërisë.

"Më mirë të largohen dy ish-emigrantë sesa të largohen 56% e shqiptarëve që duan të ikin nga Shqipëria, sipas Gallup, pas Sierra Leone. Pra, ne, një vend anëtar i NATO-s, aspirojmë BE-në, konkurrojmë me Sierra Leonen
", deklaroi Meta. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët