Meta:S’ka kohë për arrogancën e
njërës palë e ultimatumin e tjetrës

Meta:S’ka kohë për arrogancën e<br />njërës palë e ultimatumin e tjetrës
Pavarësisht fshikullimave për dy partitë e mëdha mesazhi i Ilir Metës ishte i qartë , zgjedhjet mbahen në 18 qershor.
 
Kreu i LSI-së e përmendi shumë herë gjatë takimit me të rinjtë e partisë të tij këtë datë të zgjedhjeve, të cilën PD këmbëngul prej muajsh ta shtyjë dhe me 3 muaj të tjerë.
 
Megjithatë Ilir meta bëri të qartë se nuk do të pranojë zgjedhje me 1 protagonist.
 
"Në 18 qershor qytetarët shqiptar kërkojnë një shans që pas 4 vitesh politikanët të heshtin dhe ata të dëgjohen dhe ata të vendosin. Ne kurrë nuk mund të lejojmë që zgjedhjet e lira dhe demokracia të bëhen kurban në këtë vend. Ndaj jemi sot më të vendosur se kurrë që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të lira e të gjithëpranuara dhe kurrsesi drejt një zgjedhjeje arrogante dhe arbitrare. Sepse demokracia në Shqipëri nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë “One man show”, por do të jetë një shans për të gjithë. Nuk kemi asnjë minutë për të humbur, as me arrogancën e njërës palë dhe as me ultimatumin e palës tjetër për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Meta.
 
Pavarësisht se nuk e përmendi qeverinë e besimit, kreu i LSI-së u shpreh sërish se kjo forcë ishte e gatshme të lironte karriget e saj në qeveri për të ndihmuar zgjedhjen e krizës 2 mujore.
 
Është apo nuk është 18 qershori dita e zgjedhjeve, një gjë është e sigurt për Metën, parlamenti do jetë shumë ndryshe nga aktuali.

“Të gjithë ju dhe të gjithë ne kërkojmë një Shqipëri pa drogë. Nuk ka nevojë Shqipëria për deputetë me rekorde kriminale, nuk ka nevojë për deputetë biznesmenë, që vijnë vetëm për tendera dhe për t’i vënë gjoba qeverisë dhe Parlamentit”, u shpreh Meta.
 
Aktiviteti i LSI u zhvillua 1 ditë para skadimit të afatit për regjistrimin e partive në KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhje, regjistrim të cilin PD ka bërë të qartë se nuk do ta bëjë.



Meta: Jo zgjedhje "One man show"
Meta ka theksuar se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të gjithëpranuara dhe jo “shfaqje” nga “One man show”.
 
"Nuk do lejojmë kurrë që zgjedhjet e lira dhe demokracia të bëhen kurban në këtë vend. Që lira e medias të mos kthehet në farsë e që drejtësia të mos kapet nga askush. Jemi sot më të vendosur, më shuam se kurrë që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të lira e të gjithëpranuara. Zgjedhjet nuk janë “One man show” por shans për të gjithë", tha Meta.

Gjatë këtij takimi Meta ka falenderuar të rinjtë dhe është shprehur se janë forca që nuk do lejojnë askënd të marrë peng demokracinë dhe të pengojë zgjedhjet e lira.
  
“Ju keni qenë dhe jeni gjithmonë forca jonë më frymëzuese dhe motivimi ynë i përditshëm për një Shqipëri më të sigurt, më të drejtë dhe të begatë që u jep shanse të gjithëve. Fuqia e të rinjve nuk do lejojë askënd të marrë peng demokracinë dhe të pengojë zgjedhjet e lira”, tha Meta. 

Kreu i LSI ka komentuar edhe reformën në arsim ku u shpreh se nuk duhet të jetë thjeshtë në letër por një reformë e zhvillimit të shoqërisë për vitet e ardhshme.
  
“Reforma në arsim duhet të jetë reformë e zhvillmit të shoqërisë për 20-30 vitet e ardhshme, jo thjesht në letër. Ne do të reduktojmë tarifat e shkollës duke rritur buxhetin për arsimin”, ka deklaruar Meta.

[gallery]21752[/gallery]

LRI: ' Mona, Mona je jona' , Monika: Jam llafazane po tani s’kam fjalë
Në aktivitetin e LRI s’ka munguar një surprizë e bukur për Monika Kryemadhin.
 
Të rinjtë e LSI përmes këngës “Shumë urime për ty”, i kanë uruar ditëlindjen deputetes ndërsa njëzëri brohorisnin “ Mona, Mona je e jona”.
 
Kryemadhi është emocionuar nga kjo surprizë duke e konsideruar këtë moment që e la pa fjalë si një nga ditëlindjet më të bukura.
 
“Profesionin e kam llafazane, po tani s’kam asnjë fjalë ça të them. Një urim shumë i bukur. Një nga ditëlindjet e mia më të bukura edhe më të mëdha por sigurisht edhe detyrimi dhe angazhimi im do të jetë edhe më i madh, po lumturia më e madhe është kur shikoj ju”, u shpreh Kryemadhi.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg