Meta sërish kundër Reformës në Drejtësi, akuza edhe ndaj Kuvendit: Mbulon paligjshmërinë e qeverisë

Meta sërish kundër Reformës në Drejtësi, akuza edhe ndaj Kuvendit: Mbulon paligjshmërinë e qeverisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  ka bërë akuza mjaft të forta në adresë të Kuvendit të Shqipërisë. Po kështu ai ka dalë sërish kundër Reformës në Drejtësi.  Në një intervistë në emisionin për “Kojshia Show” në RTV21, Kreu i Shtetit ka deklaruar se parlamenti përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë, ndërsa i pyetur për cilësimin e Reformës në Drejtësi  si 'Ramaforma', ai ka thënë se kjo reformë nuk ka sjell ndryshime.

Sipas Metës, Reforma në Drejtësi nuk ka ecuri sipas Kushtetueses. Ai shton se në Shqipëri nëse Reforma në Drejtësi do të ishte e saktë nuk do të kishte një krizë politike, me largimin gabimisht të opozitës nga Kuvendi.

Gazetari: Sërish te zgjedhjet në Shqipëri. Reforma dhe “Ramaforma”. Dallimi thelbësor mes reformës dhe “Ramaformës”?

Presidenti Meta: Qëllimi im ka qenë për të bërë dallimin e qartë midis asaj se çfarë është në të vërtetë reforma në drejtësi, – një reformë madhore, e domosdoshme, që ubë në Kushtetutën e Shqipërisë, që u votua më 21-22 korrik 2016, para tri viteve, -dhe të zbatimit aktual, ku siç e dini edhe ju, ne kemi një paralizim total të të gjithë sistemit të drejtësisë që thuhet se ka ardhur prej vetting-ut. Por nuk është kjo e vërteta.Thuhet se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese për shkak të vetting-ut. Nuk është kjo e vërteta! E vërteta është se në mënyrë arbitrare Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u bllokua për më shumë se dy vite, edhe në vitin 2017, edhe në vitin 2018, për shkak se kryeministrit tonë nuk i pëlqeu shorti mjaft transparent, i hedhur në përputhje me ligjin për KED, që bën përzgjedhjen e kandidatëve për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë që në qoftë se do të kishte funksionuar që më 2017-n, do të kishte funksionuar në 2018-n, absolutisht që nuk mund të ndodhte kurrë që Shqipëria sot të mos ketë asnjë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese! Se thuhet që është një anëtar dhe formalisht është, por ka tri vite që kësaj zonje të nderuar i ka mbaruar mandati. Pra praktikisht ajo qëndron atje për shkak se është një zonjë dinjitoze dhe nuk dëshiron ta lerë institucionin pa asnjë lloj pranie dhe përfaqësimi. Por kjo është tërësisht e pajustifikueshme! Për të mos folur pastaj për të gjitha zhvillimet që ju i dini, me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, që u zgjodh me 69 vota nga 84 vota që nevojiteshin, që e kishte mënyrën e zgjedhjes shumë të qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Pra u bë një ligj për të dalë mbi Kushtetutën. Ju, jo vetëm ju, por kushdo që na ndjek, e di që është Kushtetuta, pastaj vijnë ligjet. Këta shpikin një ligj për të dalë mbi Kushtetutën dhe përdorin 69 vota për të rrëzuar 140 vota, që ishin me konsensus të plotë për një reformë të vërtetë e për të sjellë një drejtësi të pavarur. Në rast se reforma në drejtësi do të kishte ecur në frymën e Kushtetutës, absolutisht që Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë krizë, sepse as opozita nuk do të kishte asnjë mundësi që të justifikohej, nëse do të kishte Gjykatë Kushtetuese që të largohej nga parlamenti, sikurse u largua, gabimisht.

Ndërsa për sa i përket Kuvendit, Meta ka hedhur akuza duke thënë se  përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë. 

Presidenti MetaSituata në Shqipëri është rezultat i përjashtimit të qytetarëve nga mundësia për të ndikuar dhe për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, si në nivel qendror, si në nivel vendor.

Rrënjët e kësaj krize që ka ndodhur apo që ka kulmuar kohët e fundit në Shqipëri, gjenden në ndryshimet e befasishme të Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 2008, kur u ndryshua dhe sistemi zgjedhor dhe u vendos sistemi me listat e mbyllura, që praktikisht e ktheu vendin nga një Republikë parlamentare, në një Republikë kryetarësh, si dhe asgjësoi lidhjen e deputetëve me qytetarët dhe mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur apo për të përkrahur atë deputet, te të cilët ata kishin besim që do të mbronin të drejtat e tyre.

Praktikisht gjatë këtyre 11 vjetëve demokracia në Shqipëri ka ardhur duke degraduar dhe kjo është vënë re te parlamenti, te të gjithë institucionet e tjera dhe mbi të gjitha te mënyra se si realizohet vendimmarrja e qeverisë dhe së fundi se si parlamenti përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë.

Pra, bëhen ligje për persona të veçantë në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me detyrimet që Shqipëria ka nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, në kundërshtim me konkurrencën, në kundërshtim me parimet e mosdiskriminimit, që është një parim kushtetues e kështu me radhë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Guri: 19/08/2019 22:28

    PRESIDENT PALACO,,TI DO VARUR NE PEME MOR QEN.....

    Përgjigju
  • S.P.A.K: 19/08/2019 13:39

    jo ska dhe s do kete drejtesi nqse ti nuk prangosesh njehere e pergj dhe ky vend do clirohet por ka tjere qe duhet te te ndjekin pas ne biruce o mi skrapari

    Përgjigju
  • Lefter stefi: 19/08/2019 11:00

    Presidenti duhet te dale ne tv rralle dhe k ur duhet e keni bere publikimet e presidences si mbledhjet e hapura ne vitin 1989

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/08/2019 10:27

    Opozita u largua ” gabimisht” nga parlamenti, keni dëgjuar këtë më parë...???

    Përgjigju
    • navy: 19/08/2019 10:55

      germane mafia, SPD-Georg Soros; IRZ-Stiftung. Gjermania është i vetmi vend i BE që ka një drejtësi mafioze të klientëve (Susanne Bear, Margarete Kopper) ku budallenjtë marrin postet më të larta. Ata dëshirojnë ta vendosin atë edhe në Shqipëri me një fiasko të politikës së jashtme gjermane, edhe në Kosovë, Maqedoni, Afrikë, Ukrainë

  • ERP: 19/08/2019 09:53

    Asgje nuk do ta ndaloje rrugen qe ka marre reforma, sado qe te perpiqesh ti plehre

    Përgjigju
  • Artan: 19/08/2019 09:25

    Turisti elitar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen