Meta: Shkarkimi i Muhos është
mashtrim, mjerë ai që prek votat

Meta: Shkarkimi i Muhos është<br />mashtrim, mjerë ai që prek votat
TIRANE - Kreu i LSI Ilir Meta në emisionin “Top Story” tha se s’do lejohet prekja e votës, s’ka shtyrje zgjedhjesh as bojkot, vetëm fitore të opozitës.

Çfarë do të ndodhë tani me KQZ? Do propozojë LSI emra të rinj?
LSI nuk mund të bëhet pjesë e legjitimimit të një farse. Nuk kemi më KQZ. Opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve por afrimin e tyre nëse ka mundësi. 23 qershori u duket të gjithëve shumë larg. Opozita i ka të gjitha kapacitetet dhe instrumentet për të garantuar edhe një votë të vetme në të gjithë territorin. Pra nëse ai do ta mbajë KQZ kështu siç do nuk ka asnjë problem. Le të shtojë edhe tre të tjerë, ta bëjë 7 me 0. Meqenëse kishte nostalgji për këtë lloj KQZ, siç ka qenë deri në vitin 96-97, por kjo nuk është kjo kohë. Opozita sot është në një stad tjetër dhe është tepër e bindur që do garantojë një rotacion të pashmangshëm dhe të sigurt. Opozita nuk ka asnjë qëllim që të bojkotojë apo të shesë zgjedhjet, përkundrazi. Opozita do mbrojë votat. Mjerë ai që do të prekë edhe një votë të vetme!

Kur thoni kështu, keni parasysh kryeministrin Berisha?
Unë kam parasysh cilindo që mendon se mund të vërë dorë mbi një fletë të vetme votimi. Kaq kam parasysh, asgjë tjetër.

Me çfarë do të përballet?
Do të përballet me ligjin dhe me të gjithë qytetarët. Unë mendoj se këto ata që kanë kurajë për ti provuar, le të provojnë. Nuk ka asnjë problem. Ne kemi të drejtë të kërkojmë zbatimin e ligjit, kemi të drejtë të kërkojmë respektimin e standardeve që e shohim me vend. Kemi qenë shumë konstruktivë, do vazhdojmë të jemi të tillë por absolutisht ta heq nga mendja Berisha, lidershipi ekstrem i PD, duhet ta dinë shumë mirë se me dhunë nuk mbahet pushteti. Edhe një votë e vetme po të preket, përgjegjësinë do ta kenë të drejtpërdrejtë, kjo duhet të jetë e qartë. Shqipëria s’mund të kthehet në vitin 96-97.

Po thoni që protesta popullore është një opsion i opozitës për të mbrojtur votën e lirë?
Kjo është histori që ka përfunduar. Tani Berisha duhet të gjejë mënyrën si të dalë nga kjo situatë, me dinjitet me përgjegjshmëri e me reflektim. Ai rezultatin e humbjes së tij nuk e ndryshon dot. Le të paguajë qeveria aktuale miliona dollarë për “PODESTA” që arriti sot të falsifikojë e të manipulojë këtë institucion ndërkombëtar e mediat ndërkombëtare, erdhën në deklaratën e drejtorit të DASH e gjithë këto fonde merren nga taksapaguesit shqiptarë, jo thjeshtë nga ata që kontribuojnë për PD.

Jeni të hapur për negociata për një riformatim të KQZ-së?
Patjetër. Absolutisht. Në bazë të ligjit, në bazë të konsensusit, absolutisht që po, patjetër.

Ka edhe një sens politik, lidhur me faktin që LSI-ja kaloi në opozitë i ndryshon raportet në KQZ, tek KZAZ-të...?
Ky s’është argument. Ky është spekulim. Argumenti është ligji. KQZ është një institucion kushtetues i pavarur, jo i balancuar. Mandati i anëtarëve është 6 vjet, nuk është 4 vjet dhe tjetra që është e rëndësishme, institucionet e tjera KZAZ-të dhe komisionet e qendrat e votimi e me radhë të gjitha këto janë të përkohshme, janë për një palë zgjedhje. Përmendej për të manipuluar opinionin që këtu po bëhet nami dhe që opozita do manipulojë zgjedhjet. I vetmi vend në botë ku kryeministri thotë se opozita do manipulojë zgjedhjet.

Pra ka një negociatë për momentin qoftë edhe indirekte me mazhorancën për të gjetur zgjidhje për këtë situatë?
Duam t’i rikthejmë legjitetimitetin KQZ. Ti diskutojmë këto çështje, absolutisht. Duam t’i fillojmë zgjedhjet me standardin zero, sepse këtu fillon standardi zero. Kjo është një përgjegjësi e Sali Berishës nga sot dhe deri ditën që do të përfundojmë zgjedhjet, opozita do garantojë mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Nëse pas 23 qershorit, PS-LSI nuk i ka votat për të bërë qeverinë dhe këto vota i ka PD, a do të bëhej pjesë LSI-ja me PD..?
Probabiliteti i kësaj ngjarjeje është zero. Ky koalicion do vazhdojë dhe pas zgjedhjeve cilido të jetë rezultati. Rrotacioni është i sigurt. LSI-PS është një marrëveshje afatgjatë që vazhdon edhe pas zgjedhjeve pavarësisht nga rezultati i tyre, që dihet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.04.2013

Redaksia Oline
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë