Meta: Shoqatat japin ide, forcat politike përfaqësojnë qytetarët
-Kryeparlamentari Meta deklaron se “do të ishte absurde bojkoti i zgjedhjeve vendore nga opozita”- TIRANE, 13 Janar/ATSH/- Pas miratimit të reformës territorial nga mazhoranca, opozita ka kërcënuar me bojkotim të zgjedhjeve të pushtetit vendor. Por për Kryeparlamentarin Ilir Meta, kjo gjë do të ishte absurde që opozita apo edhe një forcë serioze politike të bojkotojë, […]
/ATSH/- Pas miratimit të reformës territoriale nga mazhoranca, opozita ka kërcënuar me bojkotim të zgjedhjeve të pushtetit vendor. Por për Kryeparlamentarin Ilir Meta, kjo gjë do të ishte absurde që opozita apo edhe një forcë serioze politike të bojkotojë, pasi sipas tij, në fund të fundit, këtu dallohet një forcë politike nga një shoqatë.
Gjatë një interviste televizive të marten në mbrëmje, Meta tha se është një detyrim kushtetues, sikur edhe mazhoranca të vendosë bojkotin, të gjitha institucionet, përfshirë edhe Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, janë të detyruara të zbatojnë Kushtetutën dhe të organizojnë zgjedhjet.
"Shoqatat japin ide, japin mendime, ndërsa forcat politike përfaqësojnë qytetarët, kandidojnë, fitojnë dhe mund të humbasin, por kurrsesi nuk mundet t'i lënë pa përfaqësuar qytetarët", tha Meta duke shtuar se në zgjedhje "nuk është e thënë që të konkurrojnë vetëm partitë, mund të konkurrojnë edhe kandidatët e pavarur, çdo njeri, ne nuk mund të bllokojmë procese kushtetuese për arsye të qëndrimeve thjesht të karakterit politik".
Por përsa i përket riformatimit të
KQZ-së, Meta tha se " duhet të udhëhiqemi në mënyrë strikte nga Kushtetuta, nga Kodi dhe nga ligji, jo nga interesi politik për të rënë në pozitat e z. Berisha para zgjedhjeve që të kontrollojë tani edhe KQZ-në. Edhe e kontrolloi KQZ-në totalisht, por kjo nuk ishte produktive. Mendoj që duhet të respektojmë kodin në mënyrë strikte ligjore".
Duke vënë në dukje se se çdo politizim i tepruar është i panevojshëm lidhur me këto zgjedhje, Meta tha se "e vetmja shpresë e madhe mbetet që në sajë të reformës territoriale do të të ketë një ndryshim cilësor në organizimin e njësive vendore, një efektivitet më të lartë të shërbimeve të tyre ndaj qytetarëve". Lideri i LSI-së, i konsideroi të rëndësishme edhe reformat e ndërmarra nga mazhoranca qeverisëse, për të cilat sipas tij, janë të ndërgjegjshëm qytetarët. "Është e rëndësishme që këto reforma të vazhdojnë, që qytetarët të shohin që nuk ka selektivitet, përkundrazi ka drejtësi pasi të gjithë janë të barabartë përpara ligjit", shtoi ai.
I pyetur nëse LSI-ja do të jetë në garë për kreun e bashkisë së Tiranës, Meta tha se "në çdo rast të gjitha partitë marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk është më e rëndësishmja se kush do të jetë, si do të jetë, i kujt do të jetë. E rëndësishme është që Tirana të marrë frymë lirisht dhe të ecë në rrugën e modernizimit të saj, sepse shumë gjëra kanë mbetur ashtu siç ishin".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.6%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32