Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti të martën një delegacion parlamentar të Arabisë Saudite, i kryesuar nga Dr. Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy, nënkryetar i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë.
Kryeparlamentari Meta duke e konsideruar vizitën dëshmi të vullnetit për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera e vllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve, theksoi se shkëmbimet ndërparlamentare duhet të luajnë një rol edhe më dinamik për një të ardhme edhe më të frytshme, veçanërisht në drejtim të intensifikimit të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve saudite në Shqipëri e rajon.
Meta theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare, ndërsa përcolli përshëndetjet më të përzemërta për Kryetarin e Këshillit të Surës së Arabisë Sudite Dr. Abdullah Bin Mohammed Bin Ibrahim Al-Sheikh dhe ripërsëriti ftesën për homologun e tij që të vizitojë Shqipërinë së shpejti.
Dr. Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy u shpreh se parlamentarët sauditë vlerësojnë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë duke nënvizuar se të dy Grupet Parlamentare të Miqësisë do të intensifikojnë përpjekjet e tyre për forcimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Në përfundim, Kryetari i Kuvendit, z. Meta dhe parlamentarët sauditë shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë dhe të Arabisë Saudite kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit./atsh/
/Shqiptarja.com