Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehet se një stacion hekurudhor për Kryeqytetin është detyrë për Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Sipas tij mungesa e një stacioni të tillë është pengesë për aksesin që duhet të kenë qytetarët e Tiranës më këtë lloj shërbimi.
Deklarata e Metës është bërë gjatë inagurimit të stacionit hekurudhor në Kashar, ku shoqërohej nga Ministri i Transporteve Haxhinasto.
“Nuk ka qytet e kryeqytet në botë që e ka stacionin hekurudhor shumë larg prej tij, sepse është një pengesë për aksesin që duhet të kenë qytetarët për të udhëtuar me këtë shërbim transporti Është një detyrë për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj dhe për Ministrin e Transporteve që të gjejnë zgjidhjen”,tha Meta.
Meta tha ndër të tjera se zhvillimi i sistemit hekurudhor, modernizimi i tij është prioritet.
Përpjekjet që po bëhen për ta lidhur më mirë sistemin tonë hekurudhor me rrjetin ndërkombëtar, sipas Metës,do ndihmojnë Shqipërinë të bëhet faktor kyç për zhvillimin e rajonit dhe një korridor i rëndësishëm në transport mallrash e pasagjerësh
Kryetari i Kuvendit u njoh nga afër me ambientet e reja të stacionit të ri të Trenit në Kashar që aktualisht kryen funksionin edhe të stacionit për Tiranën si edhe me vagonët dhe lokomotivat e riparuara të disa trenave që janë kthyer në standarde bashkëkohore.
Ai vlerësoi vëmendjen e rikthyer ndaj transportit hekurudhor, duke e cilësuar këtë si një mundësi tepër pozitive për të faktorizuar ekonominë shqiptare në rajon.
“Përgëzoj Drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhave, Ministrinë e Transportit për vëmendjen e kthyer për rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të transportit me tren për qytetarët të cilët tashmë janë shumë komode. Më të lumturit sigurisht këtu janë studentët nga Durrësi si gjithmonë, por besoj dhe gjithë të tjerët të cilët do të zgjedhin transportin hekurudhor edhe për arsye të komoditetit, por të mos harrojmë edhe për arsyet e kostos shumë më të ulët dhe të përballueshme”,- tha Meta.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto theksoi se projekte të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen ndërsa pohoi gjithashtu avantazhet e këtij transporti duke radhitur koston e ulët
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje më stacionin e trenit, ministri Haxhinasto pohoi se është një domosdoshmëri ndërtimi një stacioni treni sa më pranë qytetit.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO