Presidenti i Republikës,  Ilir Meta priti sot në një takim zëvendëskryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), Jusuf Bajraktari.

Në fokus të bisedës ishte çështja  e  rëndësisë së  këtij institucioni, si dhe tek kontributet që jep për promovimin e vlerave të gjuhës, historisë, kulturës dhe arsimit shqiptar.

Presidenti Meta gjithashtu  vlerësoi ASHAK, si një institucion me kontribute të mëdha në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të gjuhës e kulturës tonë kombëtare, të historisë e të arsimit shqip.

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar Skëndërbeut, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e veçantë, që akademitë e dy shteteve tona, duhet të bashkëpunojnë

për organizimin e veprimtarive kryesore të festimeve të këtij viti jubilar, duke patur në konsideratë edhe dy përvjetore të rëndësishme, kremtimin e 140-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe 110-Vjetorin e Kongresit të Manastirit.

a.m/Shqiptarja.com