Meta njofton takim me 'mjekët e nderuar'...por raporton Vasili e Shehu! Përfaqësuesi i qeverisë: Mendova se më harruat mua, kritikat tuaja nuk qëndrojnë (VIDEO)

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka marrë 'hua' mjekët opozitës, të cilët i ka thirrur në një takim për të folur me situatën e COVID-19. "Një takim me mjekë të nderuar", e paralajmëroi kreu i Shtetit, edhe pse të pranishëm nuk ishin heronjtë e bluzave të bardha që po luftojnë çdo ditë me virusin në terren, por përfaqësues nga opozita me në krye Tritan Shehun, Petrit Vasilin apo mjekut Erion Dasho, ky i fundit i akuzuar nga Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj se po bën opozitë pasi do të marrë një vend në listat e PD-së për deputet. Të tre njëzëri ngritën shqetësimin se situata është jashtë kontrollit.

"Sot gjendja është jashtë kontrollit, nesër do jetë akoma më jashtë kontrollit, kur të nisin edhe virozat. Shumë pak teste janë bërë. Popullsia duhet të bëjë testime, duhet të ftohet për këtë gjë. Bëhen vetëm 1400 teste, që janë pak", tha Shehu.

"Strategjia e testimit duhet të jetë perfekt. Duhet të ketë një dekoncentrim të situatës. Është pandemi e duhet vijë zjarri në të gjithë territorin", tha Vasili.

Por të gjitha këto u hodhën poshtë nga përfaqësuesi i qeverisë, zv. ministri Albert Nikolla, i cili mes të tjerave pati kritika për mënyrën se si u organizua ky takim. Ai u ndal të analizonte të gjitha kritikat e parashtruara në këtë takim, duke thënë se të gjitha janë realizuar si nga hartimi i strategjisë, futjen në proces të mjekut të familjes, mbërritjen e testeve të shpejta si edhe rritjen e kapaciteteve mjekësore.  

"Mendova se harruat që jam i vetmi përfaqësues i qeverisë, do kishte qenë e udhës që unë të flisja i pari dhe pastaj kritikat do të ishin. Ne i kemi bërë të gjitha ato që të mjekët e nderuar thanë nuk janë bërë. Kemi bërë strategji për parandalimin e përhapjes, strategjia e dytë për hapjen, strategjia e tretë për përballimin e virusit në vjeshtë dimër. 5-fish më shumë është bërë vaksina e gripit, u tha se nuk është bërë. U tha se nuk janë shtuar testet, janë shtuar 4 fish. Testet e shpejta, janë firmosur kontratat dhe brenda vitit vijnë në dhjetor. U thanë që duhet të futet mjeku i familjes, është bërë, por bëhen trajnime në shtëpi është caktuar terapia për fazën e parë dhe për këtë është marrë vendimi për rimbursimin e ilaçeve. U fol për rritjen e kapaciteteve njerëzore, janë shtuar 270 mjekë. U fol për problemin në rast të rritje së shifrave, është gati spitali COVID-4 me 100 shtretësh, është strategjia 4 që është ajo e futjes së spitaleve rajonal, që shkon deri në 1500 shtretër, pra është një punë kolosale e bërë. Doja të falenderoja kolegët tanë që janë me sytë e skuqur nga pagjumësia, që po luftojnë me virusin. Kemi nevojë për këshilla, por këto duhen bërë kur e njeh realitetin. U fol për çështjen e shtabeve, ky është term rus, përdoret njësitë koordinuese, shtabet janë në kohët e komunizmit. Pra të gjitha këto, është një punë e jashtëzakonshme, ne kemi nevojë për atë që tha Meta për kritika të vlefshme, jo të sulmojmë qeverinë që ta përballojmë këtë punë. Nuk jemi mjekësia më e mirë në botë, kemi problemet tona, kemi nevojë për përmirësim, po patjetër", tha Nikolla.

E megjithatë, kreu i shtetit në fjalën e tij përmbyllëse u përpoq të 'korrigjonte gabimin', duke vendosur një balancë. Meta tha se të gjitha sugjerimet që u dhanë në këtë takim do i adresohen qeverisë, e cila po punon në një presion shumë të madh.

"Për mua ishte një panel shumë i dobishëm. Më vjen keq që pati një moment debati të panevojshëm, ne kishim ftuar dhe zv. ministren Rakacolli, por për shkak të punës erdhi zv. ministri Albert Nikolla. Ne jemi njohur me dokumentet, megjithatë unë besoj se shumë çështje që u ngritën kërkojnë vëmendje sepse situata është dinamike, jo vetëm për ne, por për të gjithë dhe çdo reflektim i paraprin kontrollit të situatave të të ardhmes. Nuk pati asnjë kontestim për punën e personelit shëndetësor, që padyshim punojnë në kushte të jashtëzakonshme, por u dhanë, ne do ia përcjellim qeverisë ato që ne mendojmë se duhet të përshtatin te strategjia dhe jam i bindur që i nevojiten ide inovative sepse ajo është në presion të fortë për shkak të situatës", tha Meta, fjalim i cili u përshëndet edhe nga përfaqësuesi i ministrisë së Shëndetësisë, Albert Nikolla i cili e cilësoi si "mbyllje perfekte".  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Meta takim me 'mjekët e nderuar'/ Spiropali: Like dekorata për me luftu COVID-in ka mbledhur Tit Vasilin e Tritan Shehun, do u bashkohet Sali Gërmadha

Ironike është treguar në reagimin e saj, ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali lidhur takimin e presidentit Ilir Meta me mjekët, mes të cilëve ishin ish- deputetët e opozitës, Tritan Shehu dhe Petrit Vasili.

"Like Dekorata për me luftu COVID paska mbledh Tit Vasilin dhe Tritan Shehun të cilëve pas pak do iu bashkohet Sali Gërmadha për të ngritur grupin 'Vaj Vatani' që do këndojë hitin 'Mjer Mileti'", shkruan Spiropali.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 27/11/2020 01:45

    Jo sali germadha ,,,po sali haleja...

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 25/11/2020 21:48

    O AKREP KANALESH AKOMA VAZHDON TI O KOSOVAR NA JEP MEN. PO KAM 1 PYTJE PSE I NDRYSHON PSEUDONIMET ? ? ? 1 HER E VE EMIGRANTI, 1 HER KONJAKU METILIK, E TANI AKREPI KANALEVE. PO TË ISHE BURR MBAJE 1 PSEUDONIM JO 3 HER NË DIT E NDRYSHON. PO NË KOSOV KU JETON SI E VE JARAN.FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN NGA TA RRRAS LALA.

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/11/2020 18:05

    Këti idioti me ata idiotat e tjer anti kombëtar të gjithë në ”litar”

    Përgjigju
  • Akrepi: 25/11/2020 16:45

    Takimi i presidentit me specialiste te mjekesise , ne keto momente ishte shume i rendesishem . Vizioni i mjekeve te opozites per pandemine , sigurisht eshte me rendesi te vecant , dhe duhet mirprit e respektuar . Eshte nje mendim ndryshe dhe hap mundesi te reja per sherbimin ndaj popullit . Zoteri zv minister Nikolla , shprehu mendimin e tij per arritiet e sherbimeve mjekesore kunder pademise , ne sherbim te popullit . Ngjer ketu mir ; Por me shume vemendie e respelkt duhen te kene palet , per njeri--tjeterin . Fjala e Presidentit Meta , ishte e duhura , ne keto momente te veshtira nevoitet marrveshie dhe perkrahie e bashkpunim . Mjeket , vertet kane bere dhe bejne me te miren qe munden , por sigurisht duhet te themi se kane bere detyren , per te cilen jane betuar . Nuk besojse ka vend sarkazma dhe shpotite per cilindoqofte ne kohe " kolere " !!..

    Përgjigju
  • Kacidhe: 25/11/2020 16:14

    Natyrisht do ti bashkohet dhe ky temi

    Përgjigju
  • porto: 25/11/2020 16:11

    kjo gojh halja sikur ishte zhdukur ca kohe, ka dal prape tani, pupupu, tham se ram rehat nga halja e surrelit

    Përgjigju
  • veterineri: 25/11/2020 15:48

    Bravo meta qe merr mendje nga veterineri duke e konsideruar popullin si bageti, pirdh o like pirdh

    Përgjigju
  • Mema: 25/11/2020 13:08

    Më e forta është se japin llogari para një veterineri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë