Meta takohet në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi edhe një takim në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Shtetin e Izraelit. Sipas zyrës së shtypit të presidencës, takimi i metës me përfaqësuesit e bashkësisë izraelito-shqiptare ka ardhur në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin.

Presidenti Meta i falenderoi për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë. Kreu i Shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike.

"Shumë i lumtur nga takimi i ngrohtë dhe i përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Izrael.I falenderova për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë." shkruan Meta në rrjetet sociale.

  • Sondazhi i ditës:

    Bullizmi në shkolla, a mendoni se familja shqiptare po dështon në edukimin e fëmijës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

E pazakontë! Nxënësit mësim në qendër shëndetësore, shkolla u shemb nga tërmeti