Meta takon ambasadorin çek: Të punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE

Meta takon ambasadorin çek: Të punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Çekisë në vendin tonë, Karel Urban. Meta shkruan se ka konfirmuar vullnetin e partisë që ai drejton që të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve,

Duke qenë se Republika Çeke ka Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian, Meta thotë se kanë diskutuar edhe për integrimin e Shqipërisë në BE, në mënyrë që të ndrëmerret çdo hap që përshpejton reformat.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Republikës Çeke në Tiranë, z. Karel Urban. Konfirmova vullnetin e Partisë së Lirisë për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe në veçanti për të forcuar bashkëpunimin në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në BE të Shqipërisë.

Mirëprita gatishmërinë e Çekisë, si vend që ka edhe Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian, për procesin shumë të rëndësishëm teknik të negociatave për anëtarësim. Shpreha gjithashtu vendosmërinë për të ndërmarrë çdo hap që përshpejton procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes reformave të qëndrueshme dhe të besueshme, me prioritet kryesor forcimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”, shkruan Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pata: 03/10/2022 19:36

    Ca do rregullosh per be ti o meta me mir zhduku na ndihmon shume

    Përgjigju
  • Anila: 03/10/2022 19:36

    Mir meta po ky budallai si shkon e takon

    Përgjigju
  • Olsi: 03/10/2022 17:16

    Puna jote pa pik finalizimi pozitiv.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/10/2022 17:02

    Aaa jemi mesu nga kto idjotsirat e juaja ne jemi mesuuu

    Përgjigju
  • anja: 03/10/2022 15:48

    ky meta nje njeri i paskrupull se pranon asnje zyrtar pervec ca te vegjelve

    Përgjigju
  • arber: 03/10/2022 15:45

    shyqyr qe e pranoi nje ambasador kte te djegurin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë