Meta takon deputetin gjerman të CDU/CSU: Theksova rëndësinë që ka nisja e negociatave të anëtarësimit në BE! Takime dhe me përfaqësues të PD

Meta takon deputetin gjerman të CDU/CSU: Theksova rëndësinë që ka nisja e negociatave të anëtarësimit në BE! Takime dhe me përfaqësues të PD

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar këtë të martë me deputetin dhe njëkohësisht kryeraportuesin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Peter Beyer.

Meta ka zbuluar detaje nga takimi ku tha se  se gjatë bashkëbisedimit me Beyer, ka folur për rëndësinë që ka marrja e një vendimi sa më parë për nisjen e negociatave të anëtarësimit të vendin tonë në Bashkimin Europian.

“E falenderova për angazhimin e madh dhe të sinqertë që ka patur Grupi Parlamentar i CDU/CSU, si dhe në tërësi Bundestagu gjerman për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Përkushtimi i tyre për të mbështetur demokracinë e vërtetë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri si element përcaktues në procesin tonë të anëtarësimit në BE meriton vlerësim të veçantë, duke i shërbyer plotësisht qëllimit për të arritur transformimin e vendit drejt standardeve europiane. Theksova gjithashtu rëndësinë që ka marrja e një vendimi sa më parë për nisjen e negociatave të anëtarësimit, me rëndësi strategjike për politikën e zgjerimit dhe për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor“, shkruan Meta.

Beyer është takuar edhe me përfaqësues të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi.

"Kenaqësi takimi me zotin Beyer, reporterin special për Ballkanin Perëndimor. Njohës i mirë i Shqipërisë dhe problematikave kyçe në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht këtu. Në fokus të bisedës sonë ishin temat: Së pari, sundimi i ligjit është problemi kryesor që cenon demokracinë në Shqipëri, zgjedhjet e lira, varësia e institucioneve ndaj qeverisë dhe grupeve kriminale. Së dyti, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkrueshmëria në nivelet e larta të qeverisjes dhe pushtetit që cënon të ardhmen Europiane të atdheut! Sot drejtësia e re duhet të shpaguajë besimin, mundin dhe fondet që janë shpenzuar për të. Duhet të dëshmojë pavarësinë, integritetin dhe profesionalizmin për të cilin u votua. Ajo sot është në testim!

Së treti zgjedhjet dhe shqetësimet e raportit të OSBE-ODIHR, përdorimi i krimit dhe burimeve shtetërore, ndryshimet e njëanshme të kodit zgjedhor! Së katërti, shpreha shqetësim në lidhje me problemin e ndërtimit, koncensioneve dhe kontratave të lidhura në zonat e mbrojtura, si Butrinti dhe zonën e Vjosë-Nartës. Tani koha është që qeveria të përmbushë detyrimet e saj, drejtësia e re të përmbushë pritshmëritë dhe mbi të gjitha parlamenti përmes Komisionit të Integrimjt, KKIE dhe opozitës të jetë mbikëqyrëse e punës në këtë drejtim. Ne kërkojmë përmbushjen e kritereve për një Shqipëri më të mirë! Jo vetëm për një Shqipëri në BE", shkruan Tabaku.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’