TIRANË-Kryetari i Kuvendit, njëherazi dhe kreu i LSI Ilir Meta zhvilloi sot paradite një takim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.
I pranishëm në takim ka qenë zv/kryetar i grupit parlamentari i LSI, Petrit Vasili, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ndërsa takimi që nisi në orën 09:40, u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.
Pas daljes nga takimi Meta iu drejtua takimit tjetër, atij me Ramën.
Në interes të mediave u shpreh lidhur me kreun e PDIU, Idrizi.
Për cfarë ishte takimi me z Idrizi?
Z Idrizi është një koleg me të cilin bashkëpunojmë në të gjitha planet në ato institucionalese është dhe nënkryetar i Kuvendit
Po për Presidentin e ri folët?
Emri i Presidentit është konsensus për mua
Ndërkohë dje në mesditë, kreu i LSI Ilir Meta, gjatë mbledhjes së KDK-së, artikuloi qartë se me të gjitha gjasat, LSI, PDIU e PS do të shkojnë bashkë në zgjedhje.
"Koalicioni PS-LSI i cili fitoi përpara 4 vitesh në kushte shumë të vështira, bindshëm dhe në praktikë fitoi 84 manade, se një i humbi në Lundër për 15 vota, po nuk ka problem, fitoi ndaj qeverisë së Berishës, fitoi kur KQZ-së iu ndryshua përbërja në mënyrë antikushtetuese dhe kur iu la e gjithë KQZ-ja, Partisë Demokratike, e natyrisht kryeministrit të asaj kohe z. Berisha.
Natyrisht në një klimë jo të lehtë në terren, sidomos në shumë zona të vendit, unë besoj se sot një kolaicion i tillë e ka akoma më të thjeshtë për të fituar dhe për t’u konfirmuar, në zgjedhjet më të qeta, më normale, më demokratike që mund të ndodhin në vend. Mos të harrojmë faktorin PDIU që në atë kohë ishte me Berishën, sot është në një pozicion tjetër e kështu në vijim”, tha Meta këtë të premte.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO