Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me këngëtarin e famshëm italian, Albano Carrisi. Ka qenë vetë Presidenti Meta, që ka bërë të ditur takimin e këngëtarin Carrisi, teksa ka postuar një foto me të në ‘Facebook’.
Ndër të tjera, Meta shkruan se me zërin dhe muzikën e tij, Albano Carrisi frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë. Sipas tij, Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.
/Shqiptarja.com

“Të dashur miq, sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë. Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Meta në mesazhin e tij.
(Postimi i Presidentit Ilir Meta, foto dhe mesazhi për Al Banon)
d.c./shqiptarja.com