Meta takon Moore: Të rivendoset
besimi dhe konsensusi në KQZ
Kreu i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim” ka takuar pasditen e sotme, Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, Jonathan Moore. Pas takimit, Meta tha se tema kryesore e bisedimeve ka qenë situata në KQZ, ecuria e këtij procesi dhe miratimi i 3 ligjeve. (Foto: Takimi Meta-Moore)
TIRANE- Kreu i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim” ka takuar pasditen e sotme, Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA në Shqipëri, Alexander Arvizu.
Në një dalje për mediat pas takimit, Meta tha se tema kryesore e bisedimeve ka qenë situata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ecuria e këtij procesi dhe miratimi i 3 ligjeve.
“Kemi folur për ecurinë e zgjedhjeve dhe mundësinë e miratimit të tre ligjeve ditën e enjte nga Kuvendi i Shqipërisë, si një akt i përgjegjshmërisë së përbashkët të gjithë forcave politike, për të mundësuar integrimin europian të vendit, i cili mbështetet fuqishëm nga SHBA”, tha kreu i LSI.
Meta tha se ka marrë vlerësime nga Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, për insistimin e vazhdueshëm.
“Kemi biseduar për të arritur një kompromis për miratimin e 3 ligjeve, të cilat do krijojnë mundësi për marrjen e statusit brenda këtij viti. Po kështu, miratimi i tyre do krijojë një situatë pozitive sa i përket fushatës zgjedhore. Është e rëndësishme që gjithë ky proces më shumë se fituesit t’i shërbejë vendit”, shtoi Meta.
Lidhur me situatën e krijuar në
KQZ dhe ngërçin për plotësimin e anëtarëve, Meta tha se “gjatë takimit me zotin Moore bëra të qartë interesin tonë që të rivendoset besimi, konsensusi dhe integriteti i këtij institucioni, por në çdo rast, kam shprehur vendosshmërinë tonë, për të marrë pjesë në të gjitha proceset e administrimit në të gjitha nivelet, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit në 23 qershor”.
Sa i takon shtyrjes së një debati të hapur Berisha-Rama, dhe mundësisë së zhvillimit të një debati Berisha-Meta, kreu i LSI, tha se “kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste kanë 4 vite që e kanë lënë për të zhvilluar një debat. Kështu që Berisha të çojë përpara debatin me zotin Rama, edhe unë këtu jam, i gatshëm për debate”.
Ndërsa shtoi se “më e rëndësishme është që Berisha të kuptojë se është shumë e rëndësishme të mos ndryshojë mendje për çështjen e 3 ligjeve deri të enjten, dhe të kontribuojë për të ecuri sa më të mirë të zgjedhjeve”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44