Kanë ardhur reagimet nga qeveria pas sulmeve të sotme të Presidentit Meta kundër kryeministrit Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Meta sulmon ndërkombëtarët, reagon Spiropali: Shqiptari që hedh bomba...

Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa spiropali ka reaguar sërish në pas sulmeve të Metës ndaj ndërkombëtarëve. Spiropali shkruan me ironi se kudo që janë armiq të shqiptarit Ilir Meta duhet të 'hidhen poshtë'.

Kujtojmë se një ditë më parë , Kreu i shtetit shprehej se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e tij për delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

"Poshtë Soreca, Borchardt, Palmer, Juncker, Glover, Mogherini, Lajcak, Hahn,Moavero e kush të jetë me ta, mbi ta, pas tyre megjithë Soros e sorrollop, i tërë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, me dy krena e me qafore,që hedh bomba mbi çdo llaxore dhe mahnit çdo fallxhore

Ora 11:42
Sulmet ndaj Metës/ LSI deklarata të njëpasnjëshme kundër Spiropalit

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali, për sa i përket reagimeve të saj ndaj presidentit Ilir Meta.

Mehmetaj thotë se Spiropalit, i duket vetja e mençur dhe triumfatore, ndërkaq nga e ashtuquajtura 'Ramaforma' është pikërisht ajo e para që përfiton.

"Nga “Ramaforma” në drejtësi ajo është një ndër përfitueset e para, duke shpëtuar nga raportet e “Croën Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit. Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura. Fiks siç është edhe vetë, nje rrobë e përdorur!"- deklaron ish-deputetja.

Sipas saj fundi i Spiropalit do jetë si ajo e një rrobeje të përdorur, e cila hidhet në plehra.

Komenti i plotë:

Zukatja e Elisës është bërë si ajo e mizës së kalit. Pasi del nga poshtë bishtit të kalit i duket vetja se eshte e mençur dhe triumfatore. Nga “Ramaforma” në drejtësi ajo është një ndër përfitueset e para, duke shpëtuar nga raportet e “Croën Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit.

Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura. Fiks siç është edhe vetë, nje rrobë e përdorur!
Miza e kalit vazhdon zukatjen. Sa të ketë PPP-në e zgjedhur me 69 vota ajo do “bëz bëz” e qetë.

Por fundin do e ketë si një rrobë shumë e përdorur e hedhur pa asnjë dhimbshuri në kazanet e plehrave, nga ku sot merr vëmendje zukatja e saj.

Ora 10:32
Sulmet e Metës/ Spiropali: Baba Xhikja na la, i del drejtësia edhe në gjumë

1562142864_112023.jpg
Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas sulmeve të Metës kundër Ramës për reformën në drejtësi ditën e sotme. "Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme!

Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar" shkruan Spiropali.