Meta: Të hënën do të kallëzoj Etilda Gjonaj! Ka humbur besimin, pres që të japë dorëheqjen (VIDEO)

TIRANE- Presidenti Ilir Meta paralajmëroi sot se ditën e hënë do të dorëzojë në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, të cilën e akuzon si pjesë e grupit të grushtit të shtetit në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit i kërkoi ministres që të jepte dorëheqjen pasi ka humbur besimin.

Por për cfarë e akuzon Meta ministren e Drejtësisë? Presidenti akuzon se ministrja e Drejtësisë ka urdhëruar sekretarin të botonte vendimin e pikëzimit të kanidatëve për në Gjykatën Kushtetuese në Fletoren Zyrtare, edhe pse në fakti sipas tij, ky vendim duhet të botohej vetëm në faqen e Gjykatës së Lartë.

"Të gjithë u njohën dje me veprat e rënda penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe falsifikimit nga ministri i drejtësisë në botimin në fletoren zyrtare të një vendimi të KED-së. Në këtë tentativë për grusht shteti, provat do i dorëzohen edhe SPAK, rezulton të jetë përfshirë Etilda Gjonaj dhe funksionarë të saj për llogari të skenarit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese duke përvetësuar një kompetencë. Ministrja e Drejtësisë duke urdhëruar sekretarin të botonte një vendim ka shkelur ligjin për Botimet në Qendrën Zyrtare, pasi vendimet e KED-së botohen vetëm në faqen e Gjykatës së Lartë. Brenda ditës së hënë do të coj në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe jo vetëm. Duke qenë se e ka humbur tërësisht besimin, do të mirëprisja dorëheqjen e saj dhe përballjen me drejtësinë duke evitur detyrimin dhe precedentin, që presidenti të padisë një ministrie në detyrë" tha ai.

Ministrja e Drejtësisë është shprehur pak ditë më parë se cdo ligj apo amendim për reformën në drejtësi është miratuar me konsensusin e SHBA-BE-së, por pë Metë kjo mbështetje ndërkombëtare ka ardhur  para se diplomatët të mësonin faktin që sipas tij brenda Ministrisë së Drejtësisë është një grup i strukturuar kriminal, siç ai u shpreh. Meta thotë se kërkesën për botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të KED-së për pikëzimin e gjyqtarëve Kushtetueses e ka pasur në dorë që para një muaji. Ai thotë se e ka siguruar dokumentin përmes 'rilindasve të kamufluar' sikur thotë ai, por ajo që lë pikëpyetje pse Presidenti zgjodhi këtë moment për ta bërë publik kur palët në vend janë ulur në tryezën për reformën.

"Dua t'iu them se asnjë diplomat në Shqipëri dhe jashtë, dhe shumica e deputetëve që kanë bërë ato marrëzira në seancën e kuvendit nuk e kanë ditur që në Ministrinë e Drejtësisë, një grup i strukturuar kriminal që duhet të jetë garant i kushtetutës, ka kryer këto veprime, është e sigurt që i dinte vetëm grupi kriminal. Një kopje të tyre prej disa muajsh e kishte edhe presidenti. Pas denoncimit publik për mosdhënien e këtyre provave të rënda, ata u detyruan t'i dërgojnë se unë përsëri i kisha ato. Ka shumë shqiptarë të ndershëm që shtiren si rilindas se kjo është e vetmja mënyrë që sigurojnë bukën e gojës.

Të gjithë qytetarët shqiptarë që u ka ngelur sado pak dinjitet, janë me presidentin për të mbrojtur kushtetutën e cila është lënduar, përdhunuar, gjakosur, kaq shumë, dhe do të jenë në 2 mars bashkë me presidentin për t'i treguar këtij grupi kriminal dhe kësaj celule mafioze edhe në Ministrinë e Drejtësisë, që ka bërë lajme të papara duke çuar në burgje shumë zyrtarë që kanë bërë falsifikim të dorës së dytë e të tretë, dhe që bëjnë lajme të papara kur sekuestrojnë ndonjë makinë, apo bëjnë sikur vrapojnë për të kapur paratë.  Ka republikë pa kryeministër, por nuk ka republikë mbi presidentin.

Mbi presidentin është kushtetuta, mbi kushtetutën është populli. Legjitimitetin e merr populli. Çfarë është grushti i shtetit? Hyni në ëikipedia, ka disa forma, kur një opozitë përpiqet të marrë qeverinë në mënyrë të armatosur, por ka forma të qarta kur një pushtet kërkon të marrë në mënyrë antikushtetuese pushtetin e një institucioni tjetër legjitim, duke rrëmbyer kompetencat që kushtetuta ja njeh presidentit, Për çfarë ja njeh kompetencat? Jo për të pasur një gjykatë kushtetuese partiake, të njëanshme, por për të pasur një gjykatë kushtetuese të pavarur" thotë Meta.

VIDEO/ Konferenca Live e presidentit Meta

Ilir Meta e quajti të jashtëligjshme këtë veprim, me argumentin se një vendim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet publikuar vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Në datën 9 nëntor 2019 në fletoren zyrtare është botuar vetëm vendimi i KED-së për pikëzimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku Arta Vorpsi renditej e para. Ky vendim erdhi pasi, siç argumentonte kreu i KED-së, Ardian Dvorani, presidenca kishte kaluar afatin 30 ditor për të emëruar anëtaren e tij të dytë në 'Kushtetuese'. Por pavarësisht vendimit të KED-së, botuar në fletoren zyrtare, anëtarja aktuale në Kushtetuese është Marsida Xhaferrllari, të cilën Meta e emëroi jashtë afatit 30 ditor.

E ndërsa tashmë pritet që të përballen në dyert e SPAK-ut, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi një vit më parë, në 7 shkurt të 2019 në një nga seancat e Kuvendit gjatë fjalës së saj zbuloi se Ilir Meta e ka kushërirë Etilda Gjonajn. "A e ka luftë personale të saj apo e ka nga budallallëku, unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar duke pasur parasysh që është kushërira e një lidhje familjare të Ilir Metës, për shkak të lidhjeve të mia familjare me të" thoshte para një viti Kryemadhi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhesiano: 21/02/2020 21:16

    je njwe nga mw tw urryerit, po te vjen fundi ty dhe dervishajt tend te denuar per shperdorim detyre. ne nje qeli do ju co SPAKU per floririn dhe pazaret e bledit tend.

    Përgjigju
  • Ja fut kot o i Lajthitur qe po le nam ne Bote: 21/02/2020 17:59

    Te Henen s'do e arrish se do zgjohesh i vdeekur Alenteeeeeeeeeeeeee -mbaj Premtimin qe i bere Botes ,qen bir qeni -o !

    Përgjigju
  • Dori: 21/02/2020 17:46

    Shpresoj mos terhiqen nga presioni Skapit. Sa me shume droge, mbetje, baste e banda kapen, aq me teper uleret ky, Sala e Medillaret. Duket se ke sponsorizojne...

    Përgjigju
  • Pyka: 21/02/2020 16:33

    O hajdut...mblidhë mëndjen....popullit i erdhi radha të tallet me ty!!hahahaha Dorëzo plaçkën e vjedhur!!!Po mirë o Fantoz,ne kokëpalarët(sipas teje)që nuk njohim asnjë gjyqtarë,si t'ja bëjmë???Kush është i ndershëm,s'ka nevoj për gjyqtarë??!!!O hajdut....dhe gjithë hajdutët që ishin dhe që janë aktualisht...mblidhuni në 2 mars!Jo për ndonjë gjë,dua të njoh mirë hajdutët!!!hahaha...Dhe e fundit..kushtetuta aty e keni pasur 30 vjet,dhe keni tallur bythën...e keni bërë KÇK ngado!!!

    Përgjigju
  • Taulant: 21/02/2020 16:15

    Hum hum Like, ngele t'u leh, te ka ikur surrati. Po presim vetevrasjen tende me padurim.

    Përgjigju
  • LORA: 21/02/2020 16:10

    E shoh dinjitoze pergjigjen e Ministres se Drejtesise.

    Përgjigju
    • Arbëri: 21/02/2020 17:49

      Shumë e vertet kjo që thua Lora !!!

  • ILIR URRINA: 21/02/2020 15:51

    O ilir bajga je bo më keq se ver llapa o ilir hapa dollapa kush është mbrapa ? REÇI.

    Përgjigju
    • Jo bajge: 21/02/2020 17:36

      Por fekale

  • alo alo: 21/02/2020 15:40

    "unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar duke pasur parasysh që është kushërira e një lidhje familjare të Ilir Metës" - Monika Kryemadhi për Etilda Gjonaj Dmth : po je kushurirë e Ilir Metës, Monika nuk të sulmon edhe pse mund të kesh shkelur Kushtetutën, edhe pse mund të kesh vjedhur nga buxheti i shtetit, edhe pse mund të kesh bërë ligje kundër shqiptarëve. Nuk dënohesh po të jesh i një gjaku me këta. Ja këta kanë pasur e duan të vazhdojnë të kenë pushtet ...

    Përgjigju
  • alo alo: 21/02/2020 15:32

    "Të gjithë qytetarët shqiptarë që u ka ngelur sado pak dinjitet, janë me presidentin për të mbrojtur kushtetutën" - Ilir Meta Dmth ne që nuk do dalim në 2 Mars të protestojmë jemi qytetarë pa dinjitet ?? Duke sharë ata që nuk janë me ty do mbrosh Kushtetutën o Like Floriri ?? A e mban mend kush të thirri Like Floriri ?? Po ai që të akuzoi se ke fshehur një trup njeriu në malin e Dajtit ! Po gjen e bën se ka akoma militantë që të vijnë nga pas. Ju duheni qëruar si klasë politike, ti me Salën të parët në burg e pas jush Basha me Ramën dhe ushtarët tuaj e t'ju sekuestrohen ato vilat tek Rana e Hedhun në Shëngjin, tek Gjiri i Lalzit, kampin në Jalë, pallatet në Lezhë e në Astrir e ato pasuritë e tjerat që i keni fshehur. Qelbësirë !!!

    Përgjigju
  • Aaaaaahaaaaaaaaahaaaaaaa: 21/02/2020 15:30

    Mbahu sulo se na shpartalloj i liri aaaaaaaaahhaaaaaaahaaaaaaa ore me lot

    Përgjigju
  • hodo: 21/02/2020 15:07

    Nuk e di se ku do te arrish me keto psikopatira, por e marr me mend fundin tend qe gjithsesi eshte i pashmangshem

    Përgjigju
  • gazi: 21/02/2020 15:06

    klloun cirku je katandisur turp per ata qe te besuan postin se ti qenke per cmendine

    Përgjigju
  • kasa: 21/02/2020 15:05

    paske p**rdhur o derdimen

    Përgjigju
  • Tutu: 21/02/2020 15:01

    Si u katandis qyqari... merret me fjale kryqe dhe thote jam president...

    Përgjigju
  • Likja: 21/02/2020 14:55

    Lere Like Etilden se eshte zonje grua,po shiko veten tende si je katandisur bashke me baxhellen ordinere qe ke ne shtepi.

    Përgjigju
    • Ardi: 21/02/2020 15:02

      O sylesh partiak e kupton cpo na ben qeveria e ketyre kurvave e pedereve qe i votuam me te 2 duart per te qerruar Liken e sivllezerit e tij , po nxjerr burre te mire nje hajdut si Ilir Meta se aq zullume po bejne .Turp edhe per ju qe jeni bere ekstremist partish si ne 1944-1990 kur ca shqiptare plehra vrane shqiptare te tjere.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë