Meta: Të larguarit nga administra, do
rikthehen në punë pas 23 qershorit
Ilir Meta në Fier premtoi se ato që largohen nga puna, do të kenë sërish postin e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, ndërkohë që nënvizoi se një parti e vetme nuk mundet që të qeverisë.
FIER - Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë takimit me strukturat e partisë në Fier, vlerësoi se aleanca me Partinë Socialiste është solide dhe e natyrshme, ndërkohë që shtoi se tashmë rotacioni është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Meta, gjatë fjalës së tij vlerësoi se largimet e krerëve të institucioneve në prag të zgjedhjeve parlamentare ‘janë hakmarrje politike, primitive’.
Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend, pas largimit të koalicionit me PD, e cila solli dhe kërkesën e kësaj të fundit për largimin e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho nga
KQZ, Meta vlerësoi se veprimi i mazhorancës është jashtë ligjit dhe antikushtetues.
Meta premtoi se ato që largohen nga punë, do të kenë sërish postin e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ndërkohë që nënvizoi se një parti e vetme nuk mundet që të qeverisë vendin. Ndërkohë që gjatë takimit të djeshëm në Fier, kreu i LSI -së Ilir Meta, prezantoi po sot nënkryetarin e Partisë Petrit Vasili, si drejtuesin e fushatës në Qarkun e Fierit.
Ndërkohë që nga qyteti i Elbasanit, i deleguari i LSI, Edmond Haxhinasto ka lëshuar një deklaratë të fortë politike lidhur me shkarkimin që kërkohet t1i bëhet anëtarit të Komisionit Qëndrorë të zgjedhjeve, Ilirjan Muho.
Përpjekjet për ndryshimet në KQZ janë një përpjekje joligjore që mazhoranca aktuale kërkon ta bëjë me qëllim për të vendosur kontrollin absolut mbi ketë institucion të rëndësishëm kushtetues. “LSI është kundër këtyre ndryshimeve ndaj do të kërkoje që të mos shkelet ligji sië kërkon të bëjë mazhoranca”, tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
73%
-
Jo
23.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55