Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pyetjeve të deputetes së mazhorancës Vasilika Hysi. Meta tha se autoritetin për të anuluar zgjedhjet nuk ia përcakton kushtetuta por nga ana tjetër as nuk ia ndalon. Ndërsa lidhur me argumentin për garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme Meta u shpreh se edhe nëse nuk do merrte pjesë ne zgjedhje opozita, do i jepej më shumë kohë opozitës se re parlamentare që të gjente kandidatë.
Meta foli edhe për çështjet e sigurisë kombëtare teksa deklaroi se e ka mbledhur edhe më herët këtë këshill për të parandaluar vjedhjet në aeroportin e Rinasit, por kjo gjë ka ndodhur, duke kujtuar se 30 minuta para se të ndodhte grabitja e 9 prillit, ka zbritur nga avioni.
Ai deklaroi se lidhur me vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka tentuar të konsultohet me kreun e kuvendit Gramoz Ruçi por ai ka qenë në Tepelenë.
- Në argumentet tuja ju i ndatë në ligjo dhe jo ligjor. Ju përmendët të drejtën që ka presidenti për të mbrojtur të drejtën për të zgjedhur. Në vlerësimin tuaj, shfuqizimi i dekretit e ka cenuar nenin 45 të kushtetutës?
E kam në bazë të praktikës së presidentëve. Nuk ma jep asnjë nen, por as nuk ma ndalon. Pyetja nuk është shumë e gjetur. Të gjithë presidentët e mëparshëm kanë bërë të njëjtën gjë për të shmangur kriza dhe gjakderdhje. Presidenti nuk mund të priste që të ndodhte një gjak-derdhje për të ndërmarrë atë akt. Kodi zgjedhor nuk parashikon ndeshje me një kandidat.
-Është një argument që ju e përmendin në relacionin e shfuqizmit të zgjedhjeve. Ju thoni se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje por me kushtit që të ketë zgjedhje të lira. Ku e bazoni këtë argument? Nga ana tjetër kërkoni gjithëpërfshirje. Cila është arsyeja që ju mendoni se deri në 13 tetor do mundësoheshin zgjedhje të lira dhe të ndershme?
Qëllimi im ka qenë për zgjedhje sa më europiane. Nuk kisha garanci se opozita do merrte pjesë në zgjedhje më vonë por do krijohej kohë që edhe opozita e re të gjente kandidatë në çdo rreth.
Ju jeni kryetar i sigurisë kombëtare. Cilat janë masa që keni marrë për të adresuar këto informacione?
Sa i takon sigurisë kombëtare nuk mendoj se kjo çështje mund të zgjidhej aty për derisa nuk u zgjidh më parë. Kam vendosur në dispozicion edhe mandatin si president. Nuk mund të them se nuk është ndonjë sekret se e kam mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare para një viti për të shmangur një grabitje si ajo e Rinasit. Për të parandaluar një gjë të tillë janë marrë masa të veçanta dhe kjo ka ndodhur sërish 30 minuta pasi presidenti ka zbritur nga avioni.
Kam telefonuar kryetarin e kuvendit për të ndarë këtë vendimmarrje, por ai ka qenë në Tepelenë. Cdo vonesë do të sillte pasoja.
Lajmi kryesor: