Meta thirrje partive për dialog: Hiqni dorë urgjentisht nga kokëfortësia

Meta thirrje partive për dialog: Hiqni dorë urgjentisht nga kokëfortësia

"Të mos kalojmë në KundërKohë!" kështu e ka nisur mesazhin e tij drejtuar liderëve politik në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Sipas asaj që shkruan Meta ka mbetur edhe shumë pak kohë për të mos kaluar në kundërkohë, ndërsa i bën thirrje liderit demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama që të heqin dorë nga kokëfortësia.

 “Duhet hequr dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët”, shkruan ndër të tjera Meta.

Më pas kreu i Shtetit deklaron se vendi ynë ka nevojë për zgjidhje urgjete, duke shtuar se në shtator do të jetë shumë vonë.

Mesazhi i plotë i Metës:

Të mos kalojmë në KundërKohë!

Ky është pikërisht momenti kur koha nuk punon më për ty dhe ti fillon e gënjen veten se do gjesh një rrugë justifikimi për dështimin tënd të sigurt.
U ndodh shpesh fëmijëve kur kanë përpara provimin e një lënde që nuk i tërheq fare. Nuk e zënë me dorë librin për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë e luajnë duke gënjyer veten se kanë ende kohë para provimit.
Por vjen një moment, kur koha nuk punon më për ty dhe kalon në KundërKohë.

Atëherë fillon e mendon si të justifikosh dështimin tënd në provimin që ti s’mësove kur duhej.
Kuptohet, zakonisht prindërve u thuhet se fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë.
Por fëmijëve u falen sjellje të tilla dhe ato u kthehen në mësim për të ardhmen.

Ndërsa politikanëve jo! Për më tepër të një vendi që ka shpërdoruar kaq shumë kohë dhe mundësi në tre dekadat e fundit. Të një vendi që në vitet 2000, 2001 ishte gati me të njëjtin ritëm integrues si Kroacia dhe shumë para Serbisë e Malit të Zi.
Se ku ështē Kroacia, dihet prej vitesh, por edhe Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu. Po kështu edhe sakrifikimi i çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë, as zgjidhje, dhe as shpëtimi i fytyrës tonë që nuk duam t’i plotësojmë detyrimet që i dinë të gjithë.

Populli ynë nuk e meriton të mbetet i fundit në rajon, për shkak të liderëve të tij të llastuar!

Kemi dhe fare pak kohë për të mos kaluar në KundërKohë! Nuk na mjaftoi që ishim në KundërKohë me gjithë qytetërimin Perëndimor për 45 vite?

Duhet hequr dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët.

Duhet Lidership dhe Lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit!

Në mënyrë që 18 tetori të jetë një ditë e gëzueshme për mbarë shqiptarët dhe rikthimi, jo vetëm të shpresës e sigurisë për të ardhmen, por në radhë të parë të të rinjve tanë.

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje!
Tani!
Në shtator do jetë shumë vonë!

Aq më tepër pas 18 tetorit të sakrifikuar për mungesë përgjegjësie ndaj vendit.

Shqipëria është lodhur me marrëveshje tejet të vonuara, që sakrifikojnë të ardhmen e saj, për të shpëtuar karrierat e politikanëve të papërgjegjshëm, në emër të gjoja stabilitetit që ata e minojnë çdo ditë me sjelljet dhe mosveprimet e tyre.

SHQIPËRIA E PARA!


 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 31/07/2019 14:29

    Nje dit ben presion per dt e zgjedhjeve pastaj flet per bashkim me pas per apokalipse.. I keni dale nga zemra nenes parti nuk beheni dot me..

    Përgjigju
  • usa: 31/07/2019 12:38

    popull cohu dhe terhiqeni zvarre kete palaco cirku , kete hajdut me cizme , kete sharlatan qe e beri shqiperine shoshe nga nga vjedhjet

    Përgjigju
  • floriri: 31/07/2019 12:24

    HAJDUTI I FLORIRIT BEN THIRRJE.... JE TURPI I KOMBIT.... NE BURG DO SHKOSH...

    Përgjigju
  • Elicka: 31/07/2019 11:56

    Kete thirrje beja vetes dhe gruas tende,ajo kokfortesia jote te coje ketu ku je sot,qesharak dhe i neveritshem dhe i padeshiruar nga askush.

    Përgjigju
  • Populli: 31/07/2019 11:50

    Ik mbushu ore idiot,njeri i lig se na ceve menderen cdo dite ne TV,ate gishtin ule e vere atje ku din,pleher!

    Përgjigju
  • Sportisti: 31/07/2019 11:33

    Je kaq qesharak sa as ti vete nuk i beson ato qe thua....po dalja jote me kushtetute e para madiave per ndryshimin e dates ne momentet e fundit ishte kokefortesi me kopillik e nuk te eci tani po ndjek rruge tjeter, tashme ke dale komplet lakuriq e te njohin i madh e i vogel çfare dhelpre e semure je, qe i ka reņe edhe lekura nga zgjebja e korrupsionit qe te ka mbuluar me kohe!

    Përgjigju
    • Nako: 01/08/2019 11:28

      Je bere bajat fare presidenti shtetit ben klasifikime me kalamajt e klases e pare pse skeni ber detyrat i kish fajen zyshia Po behet ky shtet me keta legena ne qeveri

    • Dada: 31/07/2019 12:50

      Kjo dalje e perditshme e ketij idiotit eshte penduar per ate qe beri me cdekreditimin.ja lu te dergoi kokeforcia jote as gruaja juaj nuk ta vari

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin