TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë të vazhdueshme thirrjet e tij drejtuar popullit për t'u ngritur kundër qeverisë Rama, megjithatë thirrjet e tij kanë ardhur nëpërmjet mesazheve të koduara, shpesh herë.
Një mesazh të tillë, sot kreu i shtetit e ka dhënë nga Zall Dardha me vargjet e këngës së Qerim Sulës.
"I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri, për t’u përulur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte: “Me gjoks flakën ja shuajmë topit, Jemi gjaku Kastriotit!”
Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në karakterin dhe shpirtin e tyre.
Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri, por edhe dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti. Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.
“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…", shkruan Meta.
.jpg)
.jpg)
.jpg)
-
A hengre ndonje pjate me jufka ,o Like ?
Përgjigju -
E kam Liken si rrush
Përgjigju -
President idiot shtaze dhe familje mafioze
Përgjigju -
cohuni albanistanas e shkuleni nga rrenja kete fare te keqe se zabton ket vend me dekada
Përgjigju -
Te kisha dhe un aq shume lek sa ke bere zoterote do luftoja per vatanin.. Populli po iken o liro le ta gezoni ju shqiperine po ju la ai miku lart..
Përgjigju -
Po tamam sic i ke dal ti me i nxjerr fundin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! LEGENA
Përgjigju -
Mjere mjeranet qe i lypin mish hienes...
Përgjigju -
Këtij i shkon për shtat shprehja, ik o trap Selishte!
Përgjigju -
O zot sa neveri me ngjall o i LIG .Morali yt eshte fallco qe felliq vargjet e bukura te popullit
Përgjigju -
Kush esht ai qe do ti dali zot ktij vatani? Ilir florini, Ilir krimineli , apo Ilir hajduti. Mjer ne ne dore te kujt kemi rane. Po atij i lumte se Rama e vuri ne ate post, Rama duhet te pergjigjet tashti per thagmat e te papergjegjshmit ne krye te vendit.
Përgjigju










Komente
Komento