Meta thirrje Ramës të tërhiqet nga amnistia fiskale: Vjen me urdhër nga bota e krimit! Shtyrja e fashës 800 kilovat tregon mos ekzistencën e ERE-s

Projektligji për Amnistinë fiskale dhe kërkesa nda kryeministrit Edi Rama për t’u tërhequr, ishte problemi i ngritur nga Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat. Kreu i Partisë së Lirisë i bëri thirrje kreut të qeverisë që të tërhiqet nga ligji, ndërsa tha se është një ligj që vjen me urdhër nga bota e krimit, me qëllimin e vetëm për të kriminalizuar ekonominë shqiptare dhe të gjitha institucionet tona.

'Jemi sot bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pikërisht për t’i bërë thirrje të qartë kryeministrit aktual Edi Rama që të mos provokojë më as popullin shqiptar dhe të mos dëmtojë, vonojë dhe minojë më tej procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Pra, për t’u tërhequr menjëherë nga ligji për aministinë, i cili në mënyrë të qartë është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit për të ofruar mundësinë që të ardhurat e përfituara ndër vite nga aktivitetet kriminale nga grupe të organizuara apo nga akte të rënda korruptive brenda vendit të pushtojnë ekonominë vendase dhe veçanërisht tregun financiar në mënyrë gjoja të ligjshme për të kriminalizuar përfundimisht ekonominë, shoqërinë dhe të gjitha institucionet tona. Në këtë mënyrë do të goditej drejtëpërdrejtë dhe dëmtohej në mënyrë fatale, biznesi i ndershëm i cili do të falimentonte dhe iniciativa e lirë vendasë. Në këtë mënyrë do të dekurajoheshin edhe më tej dhe do të largoheshin nga vendi edhe ata pak investitorë të huaj seriozë që kane mbetur. Në këtë mënyrë do të kriminalizohej e gjithë ekonomia dhe mbarë shoqëria duke ekspozuar vendin tonë si një destinacion që favorizon veprimtarinë e organizatave dhe grupeve kriminale mafioze ndërkombëtare. Kështu do të minohej edhe më tej besimi i qytetarëve dhe shoqërisë tek shteti i së drejtës, tek institucionet, tek barazia para ligjit dhe do të nxitej edhe më shumë ekonomia informale dhe kriminale.  Kështu do të inkurajohej perceptimi i gabuar dhe shumë i rrezikshëm se çdo veprimtari kriminale dhe produkt i saj do të amistohet gjithmonë në të ardhmen. Kjo do të sillte si pasojë rritjen kriminalitetit të rrugës dhe më shumë shqiptarë në burgje. Do të minoheshin përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar, një problem mjaft serioz i partnerëve tanë ndërkombëtarë  në raport me vendin tonë, pasi sipas të gjitha raporteve të agjencive më të specializuara, Shqipëria tashmë valë kësaj qeverie dhe mungesës së plotë të vullnetit për të luftuar krimin është kthyer Shqipërinë në një bazë operacionale për aktivitetet kriminale anë e mbarë botës. Kështu do të dobësohej angazhimi dhe efikasiteti i të gjitha strukturave dhe mekanizmave shtetërorë që luftojnë apo që duhet të luftojnë pastrimin e parave dhe produkteve të veprave penale. Kështu do të dëmtohej rëndë bashkëpunimi me vendet partnere e në mënyrë të veçantë do të minohej procesi i nisjes së negociatave dhe i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Kështu do të kompromentohej rëndë imazhi i Shqipërisë si anëtare e NATO, dhe do të cënohej imazhi i panjollë i të gjithë shqiptarëve të ndershëm.'- tha Meta.

Amnistia fiskale dhe penale është në fazën e konsultimit publik dhe nëse miratohet nga Kuvendi, pritet të zgjasë 9 muaj dhe të ketë dy fasha tatimi 7% për vetëdeklarimin në 4 muajt e parë dhe 10%  në 5 muajt e tyrë, ndërsa maksimumi i vetëdeklarimit është 2 milionë euro nga një familje. Ky proces i hap rrugë legalizimit të pasurisë së luajtshme dhe paluajtshme të fshehura të emigrantëve dhe rezidentëve në Shqipëri, si dhe  bizneseve ju jepet mundësia të formalizohen, duke legalizuar bilancet e tyre të dyfishta.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka drejtuar gishtin nga ERE për shtyrjen e fashës 800 kilovat, ku sipas tij këto vendime janë tregues të mos ekzistencës së shtetit të së drejtës. Meta gjithashtu shtoi se ERE ka tejkaluar kompetencat pasi sipas tij nuk mund të përcaktojë KESH shifrat tarifore.

Qeveria vendosi të shtyjë pa afat hyrjen në fuqi të faturimit të energjisë elektrike me fasha që pritej të niste nga 1 tetori. Me këtë vendim, konsumatorët familjarë do të vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë për kilovat. Në një komunikim përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë, lajmëroi arsyet e këtij vendimi.  Megjithë përmirësimin e lehtë të situatë, kryeministri nuk ndali thirrjet për të kursyer energji elektrike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Shtyrja e fashës 800 kilovat, Meta: Tregon mos ekizstencën e ERE-s, tejkalim kompetenash! Qytetarët janë të ndërgjegjshëm për priomaninë e artistit që po ua nxin

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka drejtuar gishtin nga ERE për shtyrjen e fashës 800 kilovat, ku sipas tij këto vendime janë tregues të mos ekzistencës së shtetit të së drejtës. Meta gjithashtu shtoi se ERE ka tejkaluar kompetencat pasi sipas tij nuk mund të përcaktojë KESH shifrat tarifore.

‘Cilin vendim? Ky vendim i marrë i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon edhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës. Sepse ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja këto vendime sidomos me këtë të sotmen është shpallur mos ekzistenca e ERE-s. Sepse vendimi i kësaj të fundit nuk ishte i bazuar në asnjë vendim. Është një rast i paprecedente që KESH të përcaktojë se kush janë fashat tarifore. Për më tepër që tejkalim të kompetencave. Pra ERE është bazuar vetëm mbi këtë dhe është në konflikt të qartë interesi, sepse s’mund të mbulohen duke katërfishuar çmimet. Kjo tregon që shteti i së drejtës ka rënë, që kemi në krye një kryeministër provokator, i cili provokon, qytetarët, taksapaguesit etj.

(...)

Në gjithë botën bie çmimi i karburanteve këtu ngrihen, këto janë qëndrimet e qarta të opozitës se e gjithë kjo ishte një manovër për të mbuluar vjedhjet e qeverisë në kurriz të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve. Kjo është dhe frikë nga zgjedhjet, por me shpresën e tij për të shtuar 5 fish e 6 fish, por kjo gjë jam i sigurt që nuk ka për të ndodhur, por qytetarët janë të ndërgjegjshëm për gjithë piromaninë e këtij artisti që po ua nxin.’- tha Meta.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/10/2022 01:25

    Na e shpifi ky me zgjedhjet e veshjeve qe ben.Me tere ato para qe ka,me mire t'i harxhoje per nje konsultant mode,se sa i harxhon per kete garderobe te shemtuar.

    Përgjigju
  • Fasha 800 kw: 30/09/2022 15:14

    Mbase ka te drejte ky, duhet ta besojme,se ky eshte koka e botes se krimit ne Shqiperi, Ballkan dhe mos te themi edhe andej nga Bogota,Midellin,atdheu i Eskobarit. O vdeksh o pacavure e fshatareve te cepanit nga skrapi????

    Përgjigju
  • Vaso: 30/09/2022 14:34

    Ska shance te degjoj njeri ilirin me po kuvendon me veten

    Përgjigju
  • Tani: 30/09/2022 14:31

    Shko o ilir beji ndenje operacion tjeter mones se ne politike ske te ardhme

    Përgjigju
  • Luan: 30/09/2022 14:04

    A ta qifsha koken tate , me ato 7 % e tuj qe se di akoma pse nuk je ne burg po besoj shume shpejt do e shofesh vendin qe te takon.

    Përgjigju
  • Alban: 30/09/2022 14:01

    A ti do vra me buk ne goje o kok trekendesh qe nuk e le qe nuk e le shqiperine te ece njeher perpara.

    Përgjigju
  • elvi: 30/09/2022 12:17

    se si me vjen kur del ky meta flet e ben si njeri i ndershem por nderkoh eshte nje super kriminel perbrenda

    Përgjigju
  • vilson: 30/09/2022 12:16

    meta sesht mir pz ka rreshkit nga trut del flet budalliqe na ka ca trapin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë