I kërkoi divorcin Kryemadhit, Meta flet në kryesinë e PL-së: Nuk po ndahem për një grua tjetër, ndjesë fëmijëve e prindërve të mi

Tiranë- Mbledhjen e mesditës së sotme (21 qershor 2021) të kryesisë politike të Partisë së Lirisë, presidenti i kësaj partie e pa të nevojshme ta niste me një shpjegim publik mbi vendimin e tij për të kërkuar divorcin me Monika Kryemadhin pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike.

Para anëtarëve të kryesisë lexoi fjalën që e kishte përgatitur me shkrim dore. Marrëdhëniet nisën krisjen 5 vite më parë, kur ai ishte president i Republikës së Shqipërisë ndërsa Monika Kryemadhi si kryetare e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë vendosi të qëndronte krah kryetarit të atëhershëm të PD-së, Lulzim Bashës në iniciativën për djegien e mandateve.

Marrëdhënie tona kanë pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve që u morën me sakrificë dhe gjak në betejë të hapur ndaj koalicionit anti Meta të 17 majit të prindit1 dhe 2.” tha Meta.

Përjashtoi tradhëtinë bashkëshortore si shkak të divorcit për të cilin u kërkoi ndjesë fëmijëve dhe prindërve të tij. 

“Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër por për të mbushur kauzat për të cilat kjo marrëdhënie ishte kirjuar. U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësimet që kanë përjetuar në mënyurë të padrejtë. I kërkoj ndjesë prindërve të mi dhe të afërme më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës

Prej disa muajsh zoti Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, që mban datën 20 qershor, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre zonjën Kryemadhi.

Fjala e plotë e Ilir Metës 

Atëherë nisim këtë mbledhje të kryesisë politike të PL që ka në fokus ka organizmin e konferencës për organizmin e konventës së Tiranës në Akademinë e Arteve. Në respektin tuaj, dhe të gjithë qytetarëve të bëjë një sqarim lidhur me vendimin tim të djeshëm. Ju jeni njohur tashmë me vendimin tim për divorcin dhe ky është vendimi më i vështirë i jetës sime dhe është një vendim i cili është objektiv dhe as i çastit dhe as i  çastit. Është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauza të mëdha që unë mbroj dhe që janë jetike për Shqipërinë dhe për shqiptarët, sot dhe përgjithmonë.  

Marrëdhënie tona kanë pësuar krisje të fortë që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegie të mandateve që u morën me sakrificë dhe gjak në betejë të hapur ndaj koalicionit anti Meta të 17 majit të prindit 1 dhe 2. Qëndrimet e saj në kah të kundërt me kauzat që unë mbroj duhet të merrnin fund dhe vendimi ynë i jep fund çdo vendimi të panevojshëm, mirëkuptoj çdo reagim të gjithkujt dhe përgjegjësitë e mia lidhen me qindra njerëz.

Vendimet e mia i shërbejnë përmbushjes së kauzave të mëdha, ky vendim nuk lidhet me raportin me të si grua dhe nënë e 3 fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat. U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësime. I kërkoj ndjesë prindërve të mi dhe të afërme më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës. E mora këtë vendim për të shkuar deri në fund betejës me mafien, e cila pengmarrjen dhe shantazhin e ka natyrën më të egër dhe të ndyrë. Mafia ka dhunuar jo vetëm kushtetutën por edhe normat tona zakonore.

Interesi kombëtar ka mbizotëruar në interesin tim 34 vitesh dhe asnjëherë ai familjar. E gjithë jeta ime i përkushtuar integrimit të Shqipërisë deri nga lëvizja studentore dhe deri në kohën e si president u kërcënova të pranoj falsifikimet e Dvoranit. Nga ai moment unë i jam përkushtuar rikthimit të sovranitetit kombëtar dhe idealeve të popullit të 2 marsit. Ne do ta fitojmë këtë betejë ndaj mafies ndërkombëtare.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAFMUT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/06/2024 16:21

    O i dashur popull Shqiptar shikoni se kë keni pasur : President, kryeministër, ministër të jashtëm , kryetar parlamenti ky karagjoz Ilir Meta e vërteta hajdut është përfaqsimi i së keqes. Sa pa fat populli i mjer Shqiptar me plera si : Afmet Zogu injorant hajdut ordiner, krimineli Enver Hoxha, kryehajduti Kryekrimineli Sali Bajg Berisha. Sa pa fat ky popull. Po ndoshta Zoti ktej e tutje qoft me Shqiptarët kudo në Bot që jan. Rroft Shqipria.

    Përgjigju
  • spak usa: 22/06/2024 12:03

    po iu vjen fundi zuzareve qe mbajten peng shqiperine me dekada.

    Përgjigju
  • Iris: 22/06/2024 03:15

    Like, na je bere si Lenini.Ne /Kohet moderne/ te P.Xhonson,shkruhet perafersisht se Lenini hoqi dore nga cdo gje qe admironte si muzika,apo patinazhi,qe t'i kushtohej 24 ne 24 partise e veprimtarise politike.Po Lenini te pakten e mbajti gruan deri ne fund,kurse ti /e sakrifikove/ gruan ne emer te politikes sa per syte e botes,se ne te vertete e bere per shkak te ndjekjeve penale e pasurive.

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 21/06/2024 13:35

    Strofka e fundit e maskarenjve eshte "Patriotizmi"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

'Cirku' me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti në 'Përballje': Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë

'Cirku' me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti në 'Përballje': Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë