Hetimet e SPAK/ Meta: "Më pyetën si ke dhënë leje për ndërtime në Gjirin e Lalëzit ku ke edhe vilën, dhe kush e ka mobiluar"

TIRANË- Pas marrjes në pyetje për 3 orë nga Prokuroria e Posaçme, e cila po kryen një hetim të thellë pasurorë në lidhje me çiftin Meta-Kryemadhi, Ilir Meta pranoi se ka dhënë leje për ndërtime në Gjirin e Lalëzit, ku edhe ka një vilë dykatëshe me sipërfaqe 317 m2. Meta tha se kush ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistë ka marrë, ndërsa theksoi se kjo i ka dhënë zhvillim vendit. Për të inauguruar kompleksin Lura shtoi Meta, ka shkuar me helikopter pasi me makinë duhej 4 orë.

Meta ka treguar për gazetarët së është pyetur në lidhje me njohjet me disa persona e me veprime të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi për blerjen dhe arredimin e vilës në Gjirin e Lalzit. Meta tha se me llogaritë merrej Kryemadhi, ndërsa merrej me politikë.

‘Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Alberto Rancinin?

Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit ‘palma’?

Alberto i Luleve i thashë shkoni more shikojeni taman?! I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh!

Si mund t'i thuash Ilir Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit... që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje.

A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje. Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkon. Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje.

Si mund ti thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punojnë financash te LSI? Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006.

Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë.

Ke takuar ti Palmerin? Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës.’- tha Meta.

Përforcoi qëndrimin se me lëvizjet e parave është marrë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, duke i faturuar çdo veprim bankar.

"Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politikë", tha ai. 

A nuk mendoni se po e rëndoni pozitën e Monika Kryemadhit me këto deklarata?

Meta: Jo nuk rëndoj asnjë pozitë për arsye se kjo është e vërtetë dhe besoj se kjo i ka mbajtur të gjitha llogaritë sipas ligjit.

Pas thirrjes në prokurorinë e Posaçme, tonin e akuzave e përforcoi edhe në drejtim të kreut të SPAK Altin Dumanit.

‘Është një vegël qorre e Edi Ramës. Unë nuk kam patur asnjëherë besim te SPAK. U krijua në mënyrë të paligjshme. Kemi qenë të detyruar të mbështesim SPAK dhe këdo dhe nuk ka arritje të SPAK. SPAK vetëm ka qëmtuar denoncimet që ka bërë opozita. SPAK është aleati më i verbër i Edi Ramës, përdoret për të mbajtur nën presion mediat, opozitën.’- tha Meta.

Meta nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes nëse është thirrur në cilësinë e personit në dijeni apo si i paditur, por tha se është gati të përballet me të gjithë, madje edhe me ata përtej oqeanit.

‘Unë do të ballafaqohem kudo, me fundërrinat e ramaformës, këtu, matanë oqeanit, ku të kenë dëshirë!’- tha Meta.

G.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fat keqi: 14/06/2024 11:01

    Bilbilos si kendezi maje plehut,keto ik e ia thuaj te ndjerit SKERDILAJT KONOMIT.

    Përgjigju
  • Populli: 14/06/2024 10:21

    O idiot, o budalla, o debil. turp turp , turp se cfare niveli ordiner dhe mendesi krminale ka qeverisur vendin. nje delinkuent.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 14/06/2024 09:16

    Per mobilimin pyesni Fatmir Xhafen.

    Përgjigju
  • kot: 14/06/2024 09:01

    o idiot, kuptoje pyetjen Ti i ke dhne leje ndertimi ,ai te ka dhene vilen, korrupsion, konflikt intersi, trego pagesat qe i ke bere Firmes Luna per vilen Kaq

    Përgjigju
  • zakarel zaka: 14/06/2024 08:15

    te hetohem te gjithe qe kane shtepia nga politikanet dhe drejtoret te gjiri lalsit

    Përgjigju
  • Fshati: 14/06/2024 06:57

    Te gjiri li Lalzit zotnia jote na paska shkuar më helikopter prej hallit.

    Përgjigju
  • ylli: 14/06/2024 01:16

    DO JAPESH LLOGARI PER TE GJITHA EDHE PER VRASJEN E DRITAN PRIFTIT ME HELM....BURRE I POSHTER....

    Përgjigju
  • Loni: 13/06/2024 21:14

    Edhe Saliu vetëm me politikë merrej ndërsa Shkëlzeni bënte tregëti armësh duke ndërruar markën e municionit nga kinez në shqiptar.

    Përgjigju
  • Ai: 13/06/2024 20:28

    Me kujdes zoti meta se nuk eshte Tiku llalla me aty dhe .....keto "dreqer"nuk bekan shaka more e paskan me gjys shakaje ket pune dhe shyqyr qe eshte gjys se te ishte tamon e vertete do i kishe bo deri tani nja 2 vjet kavalishenc. Po mos u merzit se burgu per burra eshte gjynof mona se ca do ti boj edhe ajo .........

    Përgjigju
  • Po mër po: 13/06/2024 16:02

    Llogaritë Monika ti burgun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Kuvendit mori djalin e tij në avionin qeveritar për ndeshjen kundër Spanjës, plas skandali politik në Kroaci

Kreu i Kuvendit mori djalin e tij në avionin qeveritar për ndeshjen kundër Spanjës, plas skandali politik në Kroaci