I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando, presidenti Ilir Meta vizitoi lagjen historike të këtij qyteti.

Gjatë turit në qytet, Meta rastësisht takohet dhe përshëndetet me disa shqiptarë, të mirëintegruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, që siç tha edhe ai janë krenarë për origjinën e tyre.

Presidenti tregoi gjithashtu, se kryebashkiaku i Palermos dha vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe Komunitetin Arbëresh që jeton atje, një shembull ky për marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve.

Presidenti ndodhet prej disa ditësh në Itali, ku edhe është takuar me krerë të rëndësishëm të shtetin fqinj.