TIRANË, 8 Dhjetor/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, uroi sot kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, per zgjedhjen ne kete detyre.
"Suksese z. Veseli në detyrën e re dhe urime të gjithë parlamentarëve të Kosovës gjatë kësaj legjislature", shprehet z. Meta në urimin drejtuar homologut kosovar. Ai shpreh mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për Kuvendin e Kosovës në rrugëtimin e përbashkët evropian, si dhe gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh.
Kryeparlamentari shqiptar vlerësoi rol kyç të Kuvendit të Kosovës në forcimin e institucioneve demokratike të vendit. Ndërsa e mbyll urimin e tij duke e ftuar z.Veseli për një vizitë në Tiranë, kryetari Meta thekson se Shqipëria mbështet avancimin e Kosovës drejt së ardhmes evropiane, pa humbur kohe. /a.s//a.ke/